web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Primaret, demokraci në veprim”/ Ristani: Partia u largua nga pazaret e 8 viteve

31 Janar 2022, 20:37, Politikë CNA

Arben Ristani teksa ka komentuar përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 mars përmes procesit të primares deklaroi se ai ishte demokracia në veprim.

Në një intervistë për emisionin ?Të Paekspozuarit? me Ylli Rakipin, Ristani deklaroi se ky proces ishte shembull se si partia u largua përfundimisht nga pazaret e këtyre 8 viteve, ndërsa shtoi se shpreson që ky të jetë një themel i fortë për qvazhdimin.

?Procesi me primaret në këtë masivitet janë për herë të parë dhe ky proces ishte demokracia në veprim. E nisëm me statutit në 11 dhjetor ku sollëm risitë e një statuti që se ka asnjë parti tjetër në Shqipëri, rivendosëm në statut referendumin si shprehje e vullnetit më të lartë të anëtarësisë, njohëm fraksionin, vendosëm përmes një udhëzimi që kandidaturat ti lëmë të lirë prandaj propozimet nuk u bënë nga komisioni dhe lamë vetëpropozimin dhe propozimin nga anëtarësia si alternativa.

Dhe rezultatin siç e patë 6 kandidaturat janë figurat më të mira, kandidatët që fituan kanë marrë mbi 60% të votave. Pra primaret, ishte demokracia në veprim në PD, një shembull sesi partia u largua përfundimisht nga pazaret e bëra në këto 8 vite, nga zgjedhjet e trajtimit të partisë si SHPK dhe shpresojmë se themeli është vënë i fortë dhe të vazhdojmë për të fituar maksimalisht bashkitë. Ne besojmë se do marrim bashkitë e rëndësishme?, tha ai./E.K-CNA.al





Lajmet e fundit nga