Ftohje në mushkri?/ Disa rekomandime si të veprojmë për t’u kuruar natyralisht
Ditën e sotme në rubrikën “Mjekësia Alternative” në “ABC e M...
Shkalla e infektimeve me Covid 19 në Gjermani ka shënuar një rekord të ri.
Për herë të parë pas dy viteve që nga fillimi i pandemisë, në Gjermani janë regjistruar mbi 200 mijë raste të reja me Covid për 24 orë.
Kjo ka sjellë gjithashtu shkallën e incidencës shtatë-ditore në një nivel të ri prej 1017,4 raste të reja për 100,000 banorë, nga 940,6 një ditë më parë dhe 638,8 saktësisht një javë më parë.
Në tetë shtete federale shkalla e incidencës tani ka tejkaluar 1.000 raste të reja për 100.000 banorë. Berlini aktualisht ka normën më të lartë prej 1.863,2, i ndjekur nga Hamburgu me 1.616,2. Shkalla më e ulët e incidencës aktualisht po regjistrohet në Turingi , e cila ka një vlerë prej 371,8.
Pikërisht dy vjet më parë, më 27 janar 2020, rasti i parë me koronavirus në Gjermani u konfirmua zyrtarisht në Bavari . Që atëherë, më shumë se 9.2 milionë njerëz në mbarë vendin janë infektuar me Covid, ndërsa 117.314 kanë humbur jetën. Deri më tani, rreth 73.7 për qind e popullsisë së Gjermanisë është plotësisht e vaksinuar.
Të mërkurën në Bundestag është diskutuar për vaksinim të detyrueshëm, ku janë vënë në pah të mirat dhe të këqijat e kësaj lëvizje.
Ndërsa shumë deputetë ishin në favor të vaskinimit të detyrueshëm për të gjithë të rriturit, të tjerë kërkuan një “të mesme” ose e hodhën poshtë si opsion.
Ministri i shëndetësisë, Karl Lauterbach bëri thirrje që të merret një vendim sa më shpejt që të jetë e mundur, për të shmangur vonesat e panevojshme. Deputeti i FDP-së, Andreë Ullman, bëri thirrje për bisedime nëse duhet vendosur vaksinimi i detyrueshëm për personat mbi 50 vjeç.
Edhe deputetë të tjerë u shprehën se janë dakort për vendosjen të vaksinimit me detyrim vetëm për të moshuarit.
Kreu i grupit parlamentar të SPD, Dagmar Schmidt dhe ekspertja shëndetësore e të Gjelbërve, Kirsten Kappert-Gonther folën në favor të vaksinimit të detyrueshëm për të gjithë të rriturit që nuk përjashtohen për arsye mjekësore. “Ne kemi nevojë për një shkallë shumë të lartë vaksinimi për të dalë nga pandemia,” tha Schmidt.
Ndërsa nënkryetari i Bundestagut Wolfgang Kubicki e hodhi poshtë propozimin. Ai Vuri në dukje se vende të tjera si Portugalia, Spanja dhe Danimarka kanë arritur norma më të larta imunizimi pa bërë vaksina të detyrueshme.
Partia AfD foli qartë kundër çdo lloj vaksinimi të detyrueshëm. Deri më tani, tre opsione janë në tryezë: vaksinimi i detyrueshëm për të gjithë të rriturit, vaksinimi i detyrueshëm nga mosha 50 vjeç dhe jo vaksinimi i detyrueshëm. Vendimi pritet të merret në mars./ CNA.al
Ditën e sotme në rubrikën “Mjekësia Alternative” në “ABC e M...
Banorët duket se janë larguar nga debatet dhe sherret për pa...
Shkencëtarët dhe zyrtarët shëndetësorë në mbarë botën po i m...
Big Brother ka vendosur disa dënime për banorët, dhe Donadli...
Të hash një herë në 24 orë tingëllon si mision i pamundur, p...
Beniada Nishani është një nga banoret më të komentuara dhe m...
Moderatorja shqiptare Fjodora Fjora ka folur për martesat me...
Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin e 24 orëve të fund...
Dy ditë më parë, Shpat Kasapi dhe Selvije Jao bën me dije se...
Valbona Hoxha, mbesa e ish diktatorit Encer Hoxha është shfa...
Pas daljes nga burgu, nipi i Enver Hoxhës, Ermal Hoxha duket...
Dr. Shk. Lindita Shosha, kirurge e përgjithshme në Spitalin ...
Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti ka publikuar një studim të...
Banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP” në bisedat me njëri-...
Beatrix Ramosaj ka reaguar për herë të parë pasi doli nga sh...
Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin e 24 orëve të fund...
Kompanitë Pfizer dhe BioNTech njoftuan më 25 janar se kanë n...
Bora Zemani është në qendër të vëmendjes që nga fillimi i “B...
Dihet që marrëdhëniet mes Ilirit dhe Monikës nuk janë shumë ...
Gazetarja e njohur, Paloma, edhe pse është një nga banoret e...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...