LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Arrestohet autori që vendosi tritol në shtëpinë e Armand Dukës

25 Janar 2022, 21:14, Sport CNA
Arrestohet autori që vendosi tritol në shtëpinë e Armand

Policia ka arrestuar autorin e dyshuar që ka vendosur lëndë shpërthyese mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e kreut të FSHF Armand Duka në Durrës.

Nga informacionet paraprake, mësohet se autori është Arlen Hasanaj, pronar i një biznesi në qytetin bregdetar, si dhe banor i lagjes numër 4.

Deri tani nuk dihet arsyeja pse vendosi lëndë plasëse, dhe nëse mes tyre ka pasur ndonjë konflikt të hershëm apo ngjarja lidhet me garën në FSHF.

Nga shpërthimi që ndodhi mbrëmjen e djeshme, u dëmtua vetëm pjesa e jashtme e portës, ndërsa në shtëpi ndodhej bashkëshortja dhe djali i Dukës.

Ky i fundit, mbrëmjen e djeshme tregoi edhe një mesazh kërcënues që kishte marrë, ku i kërkohej të jepte dorëheqjen ose mbi kokën e tij do derdheshin 60 plumba.

Lajmet e fundit nga