LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Pa gjak nuk e lëshojmë selinë”/ Berisha: Zëdhënësit e Bashës kanë kërcënuar se do ketë viktima nesër

7 Janar 2022, 20:46, Aktualitet CNA
“Pa gjak nuk e lëshojmë selinë”/ Berisha:

Ish kryeministri, Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme, teksa tha se disa prej zëdhënësve më të afërt të Lulzim Bashës kishin kërcënuar se nuk do e lëshonin selinë e PD pa derdhur gjak.

 

Berisha tha se i kishte provat në telefon ku këta persona kanë bërë kërcënime të frikshme ku paralajmëronin se nesër do kishte viktima.

 

?Kemi dokumenta ku zëdhënësit më të afërt të Lulzim Bashës kanë kërcënuar se do ketë viktima të nesërmen dhe kanë thënë se pa gjak nuk e lëshojnë selinë. I kam provat në telefon. Ne do shkojmë të hapim dyert e shtëpisë tonë. Po i hapi Lulzim Basha ne nuk përdorim asnjë mjet. Ne nuk dhunojmë kurrë, është shtëpia jonë ajo, ata janë punonjës së PD?, tha Berisha./CNA.al

Lajmet e fundit nga