web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Elektriçisti humbi jetën në Memaliaj/ Lirohet nga burgu drejtuesi i OSSH

31 Dhjetor 2021, 14:16, Kronika CNA

Drejtuesi i punimeve të grupit të OSSH në Memaliaj, Altin Zhupa është liruar sot nga gjykata, pasi u akuzua për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë.

Arrestimi i Zhupës u krye pasi elektriçisti i OSHEE, A.M, 55 vjec, humbi jetën pasi ra në kontakt me rrymën elektrike gjatë një inspektimi rutinor.

Seanca e masës së arrestit ka përfunduar në Gjykatën e Faktit në Gjirokastër.

Sipas provave të mbledhura nga grupi hetimor si dhe nga ekspertiza në vendngjarje e Inspektoriatit Shtetëror Teknik dhe Industrial nga Tirana, hoqi përgjegjësinë direkte të Altin Zhupës, por jo tërësisht papërgjegjësi për atë që ndodhi.

Por Zhupa do të paraqitet një herë në javë në organin e akuzës në Gjirokastër derisa te zbardhet çështja./CNA.al





Lajmet e fundit nga