web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tritoli i mori jetën 27-vjeçarit/ Pamjet nga vendi i ngjarjes

30 Dhjetor 2021, 12:44, Kronika CNA

Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në Cërrik, ku një i ri humbi jetën pas shpërthimit të një lënde plasëse.

Mësohet se 27-vjeçari ishte duke ecur në këmbë në rrugë, kur i ka shpërthyer pakoja që kishte në dorë.

Mësohet se brenda kutisë kishte lëndë plasëse.

?Më datë 30.12.2021, rreth orës 12:15, në aksin rrugor Elbasan-Belsh, në vendin e quajtur ?Kryqëzimi i lagjes nr. 3?, Cërrik, në rrugë, dyshohet se aksidentalisht, shtetasit E. R., 27 vjeç, banues në Cërrik, i ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse në dorë dhe për pasojë ka humbur jetën. Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.?-thuhet në njoftimin e policisë.

Më poshtë foto nga vendi i ngjarjes./CNA.al

Shpërthen bombola e gazit/ Humb jetën një person





Lajmet e fundit nga