web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Jo vetëm Daja, Partizanit i largohet edhe sulmuesi i ardhur me bujë në verë

27 Dhjetor 2021, 13:31, Sport CNA

Nisin spastrimet te Partizani. Andrija Filipoviç erdhi si një emër prestigjioz te të kuqtë, por në fund rezultoi të ishte një nga afrimet më të dështuara të klubit specifikisht dhe të Kategorisë Superiore në përgjithësi.

?Panorama Sport? shkruan se kroati është larguar nga Partizani. Kjo ndarje ka ndodhur me konsensusin e të dyja palëve, që natyrshëm nuk kanë qenë të kënaqura me njëra-tjetrën.

Lojtari ndoshta ka dashur më shumë minuta, ndërsa klubi më shumë gola apo asiste nga kroati, i cili kur u bë pjesë e të kuqve vlente gjysmë milioni euro në merkato, sipas portalit ?Transfermarkt?, dhe ishte më i shtrenjti i të kuqve.

Paga e tij te Partizani ishte 7 mijë euro në muaj, aspak e ulët për nivelin financiar të klubeve tona. Drejtuesit nuk e kanë parë të arsyeshme të vazhdojnë marrëveshjen me sulmuesin dhe i kanë kërkuar largimin me marrëveshje të të dyja palëve.





Lajmet e fundit nga