web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Foto-Kush ishte i riu që humbi jetën me të birin në aksidentin tragjik/ Gruaja në gjendje të rëndë

27 Dhjetor 2021, 18:57, Kronika CNA

Është identifikuar i riu,  i cili së bashku me djalin e tij të mitur 3-vjeçar humbën jetën në aksidentin tragjik të ndodhur në Milot-Rubik, ku u përfshinë dy automjete.

Shkurt Prenga, 31 vjeç, dhe djali i tij i mitur 3 vjeç, me inicialet O.P., i cili ishte ulur në vendin e pasagjerit mbetën viktima në këtë ngjarje të rëndë, ndërsa bashkëshortja e 31-vjeçarit dhe nëna e fëmijës ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Çifti nga fshati Rrilë i Lezhës udhëtonin në  automjetin tip ?Opel? , me të cilin u përfshinë në aksident me një automjet tjetër tip ?Benz?.

Nga përplasja e fortë, mjeti ku udhëtonte çifti është përplasur dhe me barrierën e rrugës, duke bërë kështu që për dy anëtarët e familjes goditja të ishte fatale.

Fëmija raportohet se ndërroi jetë në vend, ndërsa babai i tij në spital. Dyshimet paraprake mbi shkaqet e aksidentit flasin për një parakalim të gabuar nga mjeti tip ?Benz? i cili u përfshi nga flakët, ndërsa shoferi ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës. Gjithashtu një tjetër pistë ku po hetohet është edhe lagështia në rrugë. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve që çuan në dy jetë të humbura./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga