52 ditë protestë kundër qeverisë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë
Në sheshin “Skënderbej” janë grumbulluar qytetarët për pro...
Në sheshin “Skënderbej” janë grumbulluar qytetarët për pro...
Policia ka finalizuar operacionin e koduar ?Shtegtarët? për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.
Kanë përfunduar në pranga katër shtetas ndërkohë që janë shpallur në kërkim bashkëpunëtorët e tyre.
Policia ka sekuestruar një granatë, një automjet, piktura me vlerë, një mjet prerës për lëndë drusore, një biçikletë, një sasi parash dhe mjete që autorët i përdornin për kryerjen e vjedhjeve.
“Zbardhen dhe dokumentohen 12 raste të vjedhjeve në banesa dhe biznese.
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar ?Shtegtarët?, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.
Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 6.
Vihen në pranga 4 shtetas, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre.
Sekuestrohen një granatë, një automjet, piktura me vlerë, një mjet prerës për lëndë drusore, një biçikletë, një sasi parash dhe mjete që autorët i përdornin për kryerjen e vjedhjeve.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin ?Shtegtarët?, në kuadër të të cilit u vunë në pranga shtetasit:
– B. A., 27 vjeç; L. H., 24 vjeç dhe A. F., 31 vjeç, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim (të tre të dënuar më parë për vjedhje);
– K. L., 17 vjeç, banues në Kombinat, për veprat penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Këta 4 shtetas janë arrestuar në kushtet e flagrancës, gjatë kohës që ishin duke vjedhur në një farmaci në rrugën “Petraq Leka”, në Kombinat.
Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim edhe bashkëpunëtori i tyre, shtetasi F. L., 29 vjeç, banues në Shkozë, Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.
Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se këta shtetas janë autorë të 11 rasteve të vjedhjeve dhe tentativave të vjedhjeve të banesave dhe bizneseve të ndryshme, konkretisht:
* Më datë 16.12.2021, në Durrës, në dyqanin në pronësi të shtetasit E. Sh., dyshohet se kanë vjedhur një shumë të papërcaktuar parash;
*Më datë 16.12.2021, në Durrës, në dyqanin në pronësi të shtetasit B. Sh., dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash;
* Më datë 18.11.2021, në Tiranë, dyshohet se kanë vjedhur një sasi të papërcaktuar parash dhe paketa cigaresh në marketin në pronësi të shtetasit V. U.;
*Më datë 21.12.2021, në rrugën “Tefta Tashko” dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash në farmacinë në pronësi të shtetases V. P.;
*Më datë 21.12.2021, në Qytetin e Nxënësve në Tiranë, dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash në një dyqan;
*Më datë 25.12.2021, në rrugën “Budi”, dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash dhe disa paketa cigaresh në marketin me menaxhere shtetasen A. Sh.;
*Më datë 25.12.2021, në qytetin e Belshit, gjatë natës dyshohet se kanë vjedhur një pajisje prerëse për materiale drusore në një banesë;
*Më datë 26.12.2021, në qytetin e Belshit, kanë tentuar të vjedhin një farmaci;
*Më datë 26.12.2021, po në qytetin e Belshit kanë tentuar të vjedhin një kancelari;
*Më datë 26.12.2021, në fshatin Pezë, në Tiranë, dyshohet se kanë vjedhur disa vegla pune në banesën e shtetasit G. R.;
*Më datë 26.12.2021, në Durrës, në një market në zonën e “Shkëmbit të Kavajës”, dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash;
Nga hetimet e kryera rezulton se shtetasi A. F., 31 vjeç, dyshohet se është autor edhe i vjedhjes së 4 pikturave, në një dyqan.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një automjet, një granatë (e gjetur në banesën e shtetasit K. L.), mjete të ndryshme që dyshohet se përdoreshin për kryerjen e vjedhjeve, 1 biçikletë, 4 piktura, një sasi parash dhe një mjet prerës për lëndë drusore.
Vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorit tjetër të shpallur në kërkim, si dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia./ A.E-CNA.al
Gjykata e Posaçme e ka lënë në burg 45-vjeçarin Bujar Lezaj,...
Albi Bashaliu, i cili u vra mëngjesin e sotëm në Peqin, ësht...
Mëngjesin e sotëm në fshatin Gjoçaj në Peqin, 35 vjeçari Alb...
Mëngjesin e sotëm një vrasje me armë zjarri ka tronditur fsh...
Albi Bashaliu, 35 vjeç, u ekzekutua me armë zjarri mëngjesin...
Një aksident i frikshëm ka ndodhur në aksin rrugor Berat-Sin...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Peqinin, ku një 35 vjeçar d...
Policia e Sarandës ka vënë në pranga një 51 vjeçar pasi akuz...
Një makinë ka dalë nga rruga në fshatin Bënç në Tepelenë, du...
Policia e Dibrës njofton se në fshatin Fushë Alie, një 50-vj...
Rritja e fluksit të automjeteve drejt kryeqytetit ka bërë që...
Rafael Genish, i njohur ndryshe edhe si bossi izraelit i cal...
RENEA dhe FNSH kanë bërë të mundur gjetjen e pajetë të 48 vj...
Vrasja e Behar Sofisë vijon të hetohet nga autoritetet shqip...
Policia e Tiranës ka arrestuar një drejtues teknik, një përg...
Një aksident është regjistruar ditën e sotme në aksin rrugor...
Policia e Tiranës, bën të ditur se vijojnë veprimet e thellu...
Vihen në pranga 2 shtetas dhe shpallen në kërkim 4 të tjerë ...
Dy të rinj nga Lushnja kanë rënë në prangat e policisë pas f...
Një dyqan me pajisje elektrike është djegur pjesërish mbrëmj...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...