Afera e inceneratorëve/ Zbardhet dëshmia e Kokës para Gjykatës
Gjykata e Posaçme Antikorrupsion është tërhequr për të marrë...
Profesor Artan Fuga ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili është shprehur se nuk do të ketë më sportele dhe se shërbimet që qytetarët shqiptarë i merrnin në zyrat e shtetit, tani do të jenë online.
Në një postim në rrjetet sociale, profesor Fuga ka nxjerrë ?zbuluar? propagandën boshe të kryeministrit, duke folur me argumente.
Sa i takon deklaratës së Ramës, se kështu nuk do ketë bakshishe dhe korrupsion nga nëpunësit e vegjël të sporteleve, Fuga thekson se nuk janë ata që na grabisin miliarda lekë, dhe por janë ujqit e mëdhenj që po bëjnë kërdinë.
?Qytetarët kanë nevojë për sportelet e shërbimeve
Kryeministri i vendit deklaroi nga Berati se në kuadrin e platformave në linjë, bashkëqeverisje, a ku di unë çfarë historish të tjera propagandistike, nuk do të ketë më sportele ku njerëzit të kryejnë shërbimet e tyre, sepse gjithçka do të kryhet online.
E gjitha kjo me tre argumente.
I pari sepse njerëzit mos lodhen dhe mos humbin kohë, por ta bëjnë nga shtëpitë e tyre kërkesën dhe po atje, ulur në kolltuqe të rehatshëm duke pirë çaj me arra kokosi të marrin shërbimin.
I dyti që të mos ketë më sorollatje dhe bakshishe dhe korrupsion nga nëpunësit e vegjël të sporteleve. A thua se ata na grabisin miliarda lekë, dhe nuk janë ujqit e mëdhenj që po bëjnë kërdinë.
I treti se kështu përmirësohet teknologji dixhitale dhe emancipohet administrata. Administratë që është e mbushur nga baza në majë me militantë dhe ku nëpunësit pa mbështetje politike rrinë si më gjemba!
Sado që prej kohësh kam theksuar modernizimin e shërbimeve duke përdorur Internetin, si gjithmonë, kapërcimet radikale në politikat administrative janë krejt antipopullore dhe e kanë bërë qytetarin të flasë me vete!
Ne do të tregojmë gjithë botës se çfarë dhe si bëhet shteti modern on line ! Më rëntë pika! A thua se nuk e dinë shtetet e tjera që kanë kaluar në teknologjitë smart dhe investojnë pa fund atje se gjithçka mund të bëhet në ëeb dhe të hiqen sportelet fare. Por, nuk e bëjnë. Ky e bën!?-shkruan Fuga.
Më tej, ai sfidon publikisht kryeministrin Edi Rama, ndërsa thekson se qështë gati të publikojë studimin që tregon që pjesa më e madhe e popullsisë në Shqipëri nuk kanë akses në internet, dhe nuk kanë printera.
?Pse nuk e bëjnë?
E para sepse jo gjithë popullsia ka akses në Internet. A e di kryeministri se të rinjtë në masë nuk ngrenë telefonin por funksionojnë me mekanizmin “Mê bëj një zile!” Imagjino që të kenë lidhje masivisht në Internetin mobil bashkë me sinjalin e telefonisë mobile. Në banesat e tyre, poshtë një niveli të ardhurash, sidomos në zonat e varfëra periferike ose rurale, nuk ka asnjë lidhje ëifi. Poqese duhet jam gati të jap shifrat nga studimet se sa e gjerë është shtresa e atyre njerëzve që nuk kanë asnjë mundësi aksesi në Internet. Ku do i marrin shërbimet këta? Apo me satelit?
E dyta, mbase kryeministri nuk e di por një pjesë e popullsisë sidomos ajo në zonat periurbane dhe rurale, në qytete periferike por edhe në mes të kryeqytetit nuk di ta përdori Internetin dhe programet për të pasur akses në dokumentet pa sportel. Pastaj ato të marra në kompjuter duhen printuar dhe për këtë duhet që në banesa të ketë edhe printera, kompjutera etj. E ka haberin qeveria sesa përqind e familjeve shqiptare kanë printer dhe kompjutera në banesa? Po qe se i do të dhënat, i kam!
Ku do t’i marrin shërbimet këta dhjetra e qindra mijëra njerëz që nuk i kanë këto mundësi?
E treta, shërbimi në distancë veç anëve pozitive, humbet kontaktin midis qytetarit dhe shërbyesit publik. Veç shkurtimit të vendeve të punës për nëpunësit, do të rritet distanca midis qytetarit dhe administratës, jo vetëm në dimension gjeografik, por edhe social dhe politik. Hajde gjeje ku të ankohesh për nëpunësin që nuk do të dëgjojë më përballë qytetarin. Dyert e bashkive do të mbyllen më keq sesa tani kur janë kthyer në kështjella kafkajane!
Qeveria po shtrëngon rripin e buxhetit pikërisht duke u thënë shtersave të gjëra të popullsisë merrni shërbime me Internet! Sportele nuk do të ketë më!
Nuk keni bukë!
Cfarë dreqin keni!
Ka çokollata!?-përfundon postimin e tij Artan Fuga./CNA.al
Gjykata e Posaçme Antikorrupsion është tërhequr për të marrë...
Presidenti Ilir Meta ka ngritur alarmin referuar raportit të...
Deputeti i PD, Belind Këlliçi ka prezantuar sot vëllain e ti...
Ish deputeti i PD, Genc Pollo ka deklaruar se sondazhet aktu...
Një incident ka ndodhur dje në emisionin “Top Talk” të gazet...
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manj, ndërsa u ka bërë thirrje d...
Ministri Arben Ahmetaj deklaroi se dita-ditës dixhitalizimi ...
Lulzim Basha, kryetari i shkarkuar sërish sot ka dalë me një...
Ministrja e Arsimit Evis Kushi , gjatë seancës së sotme parl...
Ambasada e SHBA, në mënyrë indirekte i është përgjigjur ish-...
Kuvendi i Shqipërisë, pra politika shqiptare ka edhe disa zo...
Ka mbërritur në ambientet e GJKKO, ish-ministri i Mjedisit ...
Lulzim Basha, kryetari i shkarkuar i Partisë Demokratike, nu...
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka dorëzuar në SPAK mater...
Edhe pse kreu i PBDNJ, Vangjel Dule ka refuzuar që interpela...
Sekretari i Grupit Parlamentar të PD-së, Arbi Agalliu referu...
Seanca e sotme në Kuvendin e Shqipërisë ka filluar me debate...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka mbajtur nj...
Ish presidenti Bujar Nishani ka folur me tone të ashpra kund...
Në kuadër të nismës për “Ballkanin e Hapur”, pritet që takim...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...