web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Policia ka fituar beteja, por jo luftën”/ Hoxha: Grupet kriminale kultivojnë kanabis në Spanjë e Itali

10 Dhjetor 2021, 13:05, Kronika CNA

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka zbuluar se tashmë grupet kriminale nuk zgjedhin Shqipërinë për të kultivuar kannabis.

I ftuar në Abc news, gazetari bën me dije se financuesit kanë zgjedhur vende si Italia, Spanja apo Greqia për të kultivuar bimët narkotike dhe se punonjësit i marrin nga Shqipëria.

?Operacioni i qershorit të 2014 në Lazarat prodhoi 100 ton kanabis të prodhuar u gjetën miliona euro dhe lekë të fshehura në ato kova të groposura por nuk goditëm dot financuesit. Ato e shpërndanë eksperiencën e tyre në shumë zona të tjera.

Sot jemi në një situatë që grupet e kultivimit të narkotikëve, bëjnë kultivimin e kanabisit në Spanjë dhe grupet e punës i marrin nga Shqipëria. Shqiptarët kultivojnë kanabis në Itali, në Greqi, nuk po përmend shtëpitë e barit në Britani dhe që i kanë risjellë dhe në Shqipëri.

Grupet e kultivimit kanë bërë që të bëjnë të mundur kultivimin e kanabisit në Spanjë, Greqi apo Itali dhe të shmangin kostot e transportit. Policia ka fituar beteja por jo luftën, atë e kanë fituar financuesit e kultivimit të kanabisit, pasi sasia e kapur e kanabisit tregon një sezon të suksesshëm të kultivimit të kanabisit?, ka thënë Hoxha./ A.E-CNA.al





Lajmet e fundit nga