web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Grabitja në Itali/ Ndërron jetë 35-vjeçari shqiptar që ishte pjesë e bandës

7 Dhjetor 2021, 10:14, Kronika CNA

Një 35 vjeçar shqiptar në Itali ka ndërruar jetë ditën e djeshme në spital në Careggi pas plagëve të rënda që pësoi në kokë si pasojë e rënies nga lartësia, teksa po futej për të vjedhur në një magazinë me materiale lëkure.

Viktima 35-vjeç u rrëzua bashkë me bashkëpunëtorin e tij por ky i fundit është jashtë rrezikut për jetën. Të dy ata ranë nga çatia e magazinës industriale në San Donnino nga ku shikonin terrenin dhe më pas u jepnin sinjalin bashkëpunëtorëve të tyre që prisnin për të vepruar,

Ata i dërguan në spital me makinë dhe u larguan me shpejtësi dhe tani policia po punon për kapjen e tyre./S.K-CNA.al





Lajmet e fundit nga