web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ndarja nga jeta e Bob Dole/ Nikolla: Humbëm një mbrojtës të lirisë dhe paqes

6 Dhjetor 2021, 08:27, Aktualitet CNA

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish senatorit Bob Dole.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Nikolla shkruan se SHBA dhe aleatët e tyre, Kosova dhe Shqipëria kanë humbur një mbrojtës të përkushtuar ndaj lirisë dhe paqes.

“Dole ishte një kontributor i jashtëzakonshëm për lirinë e Kosovës, për të cilën ka mirënjohjen e të gjithë shqiptarëve?, shkruan ndër të tjera Nikolla.

?Shtetet e Bashkuara, aleatët e tyre, Shqipëria dhe Kosova humbën një njeri të madh, një mbrojtës të përkushtuar të lirisë e të paqes. Bob Dole ishte një nga njerëzit më të shquar të kohës.

Hero  i Luftës së Dytë Botërore, legjislator model dhe qytetar i angazhuar,  patriot i madh për vendin e vet,  mbrojtës i spikatur i lirisë së kombeve të tjerë, sidomos kombeve të rrezikuar.

 Bob Dole ishte një kontributor i jashtëzakonshëm për lirinë e Kosovës, për të cilën ka mirënjohjen e të gjithë shqiptarëve, kudo ku ata jetojnë, në Shqipëri, Kosovë e Diasporë?, shkruan Nikolla./ CNA.al





Lajmet e fundit nga