web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aksident në Korçë/ Makina përplas këmbësoren, largohet nga vendngjarja

5 Dhjetor 2021, 16:32, Aktualitet CNA

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Korçës.

Një automjet ka përplasur 58 vjeçaren me iniciale D.M dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia bën me dije se e plagosura ndodhet në spitale dhe jashtë rrezikut për jetën.

?Korçë/Informacion paraprak

Më datë 05.12.2021, rreth orës 16:45, në lagjen nr. 18, Korçë, një automjet ka përplasur shtetasen D. M., 58 vjeçe, banuese në Korçë (këmbësore në rrugë) dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit.

Shtetasja D. M., aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës, jashtë rezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit, si edhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes?, thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al





Lajmet e fundit nga