web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga lidhjet me Veliajn tek financimi i organizatës ‘Mjaft’/ Evi Kokalari i ‘mbyll’ gojën aktivistit

5 Dhjetor 2021, 15:12, Aktualitet CNA

Aktivistja shqiptare, Evi Kokalari i është përgjigjur sërish akuzave të Geri Kokalarit, i cili vijon të hedhë ?baltë? mbi figurën e kësaj të fundit.

Teksa i kujton lidhjet e ngushta me Erion Veliajn dhe Eduart Shalsin, Evi Kokalari shkruan se interesi i vetëm i Gerit është ti përdhosë karakterin dhe të ulë vlerën e mbështetjes ndaj Berishës.

Bashkangjitur një foto ku duket mamaja e Gerit me bluzën e ?Mjaft? dhe me Erion Veliajn në shtepinë e saj në New Jersey, Kokalari tregon se si Gary ka ndihmuar finaciarisht dhe organizatën ?Mjaft?.

“Per gazetaret qe vazhdojne dhe I japin platform Gary Kokalarit i cili flet në emër të familjes:

Personalisht akoma nuk kam gjetur një Kokalar që është okay me ato që bën dhe thotë Gary. Madje, thonë se ai po turpëron familjen. S?do shumë shpjegim besoj që Kokalarët jane anti-komunist. I vetmi që duket se anon majtas në fakt, është Gary vetë. Nuk e di nese e ka se është kushëri i afërt me Shalsin që është deputet socialist, (Shalsi s?ka lidhje me Kokalaret), apo nga lidhjet e tij të ngushta me Erion Veliajn, për dasmën e të cilit mori mundimin të vij nga Amerika. Madje di t?ju them se ka ndihmuar dhe financiarisht organizaten ?Mjaft?.

Ndërkohë, Gary nuk më njeh siç gënjen publikisht. Nuk di asgjë nga e shkuara ime dhe as të babait tim që ka qënë mjek i respektuar në Shqipëri. Por interesi i gazetarëve nuk është e verteta mbi te shkruaren time ose te familjes time. Interesi është të përdhosin karakterin tim që të ulin vlerën e mbështetjes ndaj Berishës.

Nese gazetaret vërtet do kishin interes për te shkuarën apo preardhjen time, do kishin pyetur 100 Kokalarët e tjerë qe janë në Shqipëri dhe jo Gary që shumica e familjes nuk i flet me gojë. Në fakt, dhe Kokalarëve të tjere po ju vjen në majë të hundës me këtë individ që fatkeqësisht ndan të njëjtin mbiemër me ne.

Gjithsesi, mua nuk më dekurajoni, perkundrazi, si shumë bashkeatdhetarë të tjerë, jam më e vendosur sé kurrë për ta çuar deri në fund këtë lufte.

Shihemi në Foltore !!

P.s. Në foto mamaja e Garit me bluzën e ?Mjaft? dhe me Erion Veliajn në shtepine e saj në Neë Jersey”/CNA.al

 





Lajmet e fundit nga