web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ndahet nga jeta senatori amerikan/ Demokratët nderojnë figurën e tij

5 Dhjetor 2021, 17:46, Aktualitet CNA

Ish-kandidati për president i SHBA-ve, senatori dhe miku i shqiptarëve, Bob Dole ka ndërruar jetë në moshën 98 vjeçare.

Ai është hero amerikan i luftës  II botërore dhe një mbështetës i madh i shqiptarëve dhe çështjes së Kosovës në veçanti.

Përgjatë muajit shkurt u bë me dije se senatori vuante nga një sëmundje e rëndë dhe se kishte nisur kurimin.

Në nder të tij, lideri historik, Sali Berisha gjatë mbajtjes së Foltores në New Jersey tha se Dole ishte një mik i çmuar i shqiptarëve dhe ftoi demokratët të çohen në këmbë dhe të mbajnë një minutë heshtje për të nderuar figurën e tij./CNA.al





Lajmet e fundit nga