35 vjetori i PS-së/ Berisha: Mitingu i djeshëm shënoi fundin e partisë së krimit
Kreu i PD-së Sali Berisha në një bashkëbisedim me ndjekësi...
Kreu i PD-së Sali Berisha në një bashkëbisedim me ndjekësi...
Të gjithë e kanë kuptuar seriozitetin e situatës aktuale. Federata dhe landet gjermane vendosën shtrëngim masash për shkak të rritjes së infektimeve.
Vetëdijësimi është hapi i parë drejt përmirësimit, thuhet. Në luftë kundër gjendjes dramatike në frontin e Coronës, konkretisht në repartet e trajtimit intensiv në spitale, duhej që ky mësim të kishte ardhur më herët. Gjermania përjeton në lidhje me shifrat e infektimeve e vdekjeve Déjà-vu nga viti i kaluar. Në ndërrimin e viteve 2020/21 pati një zhvillim të tillë si tani.
Për fat të keq qeveria gjermane dhe kancelarja Merkel që gjithmonë paralajmëronte bashkë me 16 kryeministrat e landeve nuk ranë asnjëherë dakord për një strategji të përbashkët për zbutjen afatgjatë të pandemisë. Për këtë arsye Merkel me shumicën parlamentare në pranverë arriti të kalojë në parlament të ashtuquajturën frenën e emergjencës në shkallë federale.
Jo ndalim të lëvizjes jo mbyllje shkollash
Këtë herë ky teatër nuk u përsërit, të gjithë e kanë kuptuar seriozitetin e situatës, pavarësisht, se çfarë partie i përkasin dhe nga cili land vijnë. E mira e vendimeve të përbashkëta: nuk do të ketë një lokdaun të zgjeruar, as ndalim të lëvizjes dhe as mbyllje shkollash. Nëse masat e urdhëruara nga lart që u morën në të shkuarën duheshin marrë vërtet ashtu, nuk mund ta thotë askush me siguri të plotë. Në plan afatshkurtër ato kanë ndikuar pozitivisht në zbutjen e pandemisë. Po se cilat janë pasojat afatgjata të një shoqërie, ato ekonomike, shëndetësore, kulturore, kjo nuk mund të thuhet me saktësi. Një politikë e përgjegjshme dhe largpamëse duhet ta këtë parasysh edhe këtë perspektivë.
Të gjithë kanë mësuar diçka…gati të gjithë
Para kësaj situate vendimet e fundit të Gjykatës Kushtetuese për kohën kur u vendos ndalimi i lëvizjes dhe mbyllja e shkollave janë një ndihmë e madhe. Ato u deklaruan më vonë si të lejueshme, por vetëm në një situatë aktuale të rrezikshme dhe gjendjes së njohurive mbi pandemisë. Për shkak se tek Corona të dyja këto janë të pandashme është sot shumë më e vështirë të bësh një lokdaun të plotë.
Ndërkohë mjekësia ka mësuar më shumë mbi pandeminë, shkenca gjithashtu, por edhe politika. E gjithë shoqëria ka mësuar shumë dhe vazhdon ta bëjë këtë. Pjesë e rëndësishme e këtij procesi janë politikane e politikanë që bëjnë me kujdes e me balancim atë që është e nevojshme. Këtu bën pjesë edhe që njerëzve që treguan solidaritet gjatë pandemisë t’u lejohen më shumë liri. Prandaj të vaksinuarit mund të shkojnë edhe më tej në teater, në stadium, në festa private. Me kufizime, por mundësia ekziston.
Nuk ka liri pa përgjegjësi
Nga ana tjetër për ata që nuk reflektojnë, pra ata që mund të vaksinohen, por që nuk duan vetë, do të zvogëlohet rrezja e veprimit. Kjo nuk është masë ndëshkuese e politikës, por vënie në jetë në mënyrë konsekuente e fjalës së madhe të lirisë, ku bën pjesë gjithmonë edhe përgjegjësia. Ose me fjalët e kancelarit të ardhshëm, Olaf Scholz: “Bëhet fjalë për një sforco të madhe kombëtare dhe solidaritet.” Kjo fjali simbolizon një kulturë të re politike në luftë kundër Coronës. Edhe në muajt e fundit ai dëgjohej shpesh pak a shumë kështu – por rrallë u jetësua. Nëse tani kjo fjali kthehet në vijë drejtuese të politikës dhe shoqërisë, Gjermania mund të shohë me optimizëm të kujdesshëm në të ardhmen. Sepse megjithë ujdinë e re, ende vlen: Corona me të gjithë problemet që sjell do të na preokupojë ende./DW
Shtetet e Bashkuara do të vendosin kufizime të reja nga 6 dh...
Sipas një studimi të ri, të sëmurët me astmë kishin një rrez...
Për tri dekada me radhë Republika e Moldavës ka qenë një sht...
Kancelarja gjermane në largim, Angela Merkel tha më 2 dhjeto...
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ripërsëriti para...
Me 100 vjet burgim në total, janë dënuar ish-pjesëtarët e Sh...
Gjithnjë e më shumë shtete po shpallin fundin e epokës së mo...
Akuzat për korrupsion e detyruan Sebastian Kurz-in të jepte ...
Symone Sanders, një këshilltare dhe zëdhënëse e zëvendës Pre...
NATO paralajmëron Rusinë kundër çdo veprimi të mëtejshëm kun...
Komisioni i Dhomës së Përfaqësuesve që po heton sulmin e dhu...
Kryeministri Britanik, Boris Johnson, njoftoi se një bonus p...
Komisioni Evropian ka paraqitur këtë të mërkurë iniciativën ...
Palët duhet të kthehen në tavolinën e bisedimeve, tha përfaq...
E drejta e gruas për të ndërprerë shtatzëninë është rikthyer...
Në Riga (30-1.12.)ministrat e Jashtëm të NATO-s, debatojnë m...
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një kantier ndërtimi ...
Pavarësisht nga ndryshimi i qeverisë, kancelari i ardhshëm i...
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur këtë të marte ka mi...
Vaksina e krijuar për COVID-19 nga BioNTech dhe Pfizer ka të...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë që u ...
Një biznesmen shqiptar është vënë në pranga këtë pasdite n...
Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Korçë-Ersekë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Lajme të mira për ata që fluturojnë: Pas negociatave shumë...
Zgjati më shumë se dy vjet, por tani BE mund të fillojë ne...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se ushtria ame...
Irani ka ndërmarrë masa të reja për të forcuar mbrojtjen e...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Tregu i punës po përballet me një polarizim në rritje ku r...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...