
Bardhi e pranon/ Nuk është kompetencë e Bashës për të përjashtuar anëtarët nga PD
Sekretari i përgjithshëm i PD Gazmend Bardhi ka mohuar që Lu...
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, ishte i ftuar pasditen e sotme në Syri Tv ku deklaroi se 4200 firmat duhet të ishin dorëzuar në zyrën e protokollit të PD, por nuk dha emrin e punonjëses.
Edhe pse gazetarët Sonila Meço dhe Bledian Koka kërkuan të tregonte emrin e punonjëses, Bardhi refuzoi, ndërsa përmendi vetëm një emër ‘Nina’, por pa dhënë detaje të mëtejshme.
Madje Bardhi ngatërroi recepsionisten me zyrën e protokollit, një zyrë kjo mjaft e rëndësishme, duke lënë të kuptohet se brenda PD nuk ekziston asnjë zyrë protokollimi.
Pjesë nga debati
Gazment Bardhi: 4200 firmat duhet të ishin dorëzuar në zyrën e protokollit të PD.
Sonila Meço: Kush e ka kompetencën në protokoll? Te zyra e kujt, si quhet?
Gazment Bardhi: Zonja që punon.
Bledian Koka: Si e ka emrin? Sa paguhet zonja?
Gazment Bardhi: Sa paguhet? Do të duhet të më thuash edhe ti sa paguhesh…Që të të them sa paguhet zonja.
Bledian Koka: I ke të publikuara te QKR, zotëri. Të njëjtën pyetje ma ka bërë edhe Taulant Balla dhe mqs ndajnë të njëjtën zonë elektorale, ndajnë edhe të njejtat pyetje. Shko kërkoje atje. Unë jam person që ekzistoj. Çështja është a ekziston zyra e protokollit dhe njeriu i protokollit në PD, zoti Bardhi.
Gazment Bardhi: Patjetër që ekziston. Vetëm Syri Tv ka publikuar me dhjetëra shkresa të protokolluara të PD, që nuk protokollohen te kangjellat e partisë.
Bledian Koka: Ne s’kemi patur asnjëherë ndonjë letër të PD me thënë të drejtën.
Sonila Meço: Si quhet?
Gazment Bardhi: Nesër sillni gazetarin dhe bëni kërkesë te recepsioni i PD.
Bledian Koka: A ka emër? Se deri nesër e keni sqaruar ju…
Gazment Bardhi: Ku e di ti mo? Është zonjë.
Sonila Meço: Sa kohë ka në PD?
Gazment Bardhi: Sa kohë ka funksionuar PD.
Bledian Koka: Si e ka emrin mo?
Gazment Bardhi: Nina quhet. Ka interes kjo për opinionin publik? Si t’ju pyes unë si e ka emrin recepsionistja e Syri Tv…
Bledian Koka: Emër, mbiemër që ta verifikojmë…
Gazment Bardhi: S’kam asnjë detyrim të të them unë ty emrin e punonjësit të PD.
Bledian Koka: Kaq kisha. Faleminderit për përgjigjen… Jemi në rregull.
Gazment Bardhi: Sikur t’ju pyes më thuaj emrin e recepsionistit te Syri Tv?
Bledian Koka: Kemi katër…Por nuk është recepsioni, është protokolli, është institucion i rëndësishëm, është zyrë e rëndësishme.
Sonila Meço: Jo, jo nuk është recipsionisti
Gazment Bardhi: Ka zero interes.
Sonila Meço: Ka interes. Unë dua të kuptoj nëse sot ekziston një vullnet shumice, nëse ky vullnet shumice eliminohet… Lereni të verifikohet…
Enton Abilekaj: Z.Bardhi, ku thuhet në statut, në cilin nen, që Kryesia mund t’i hedhë poshtë 4200 firmat?
Gazment Bardhi: Nuk kemi hedhur poshtë asnjë propozim sepse nuk ka një kërkesë. Së dyti, PD nuk është institucion që shpik procedura, ka rregulla si shqyrtohet kërkesa e 1/4 të anëtarëve. Në momentin që e kërkuam, kam dalë unë 5 herë derisa jam lutur publikisht firmëtarëve që të dorëzojnë në PD kërkesën për thirrjen e Kuvendit Kombëtar. Në momentin kur me ato firma u tallën, sepse i mbyllën në kasafortë, u propozua nga kryetari i partisë…
Enton Abilekaj: Keni detyrimin që ta çoni procedimin deri në fund. Ju morët një vendim që nuk është i bazuar, sepse nuk e lejuat procedurën deri në fund. Ato 4200 firma nuk e duan Kryesinë.
Gazment Bardhi: Ka një procedurë. Neni tre i rregullores së funksionimit të organeve të PD, që thotë, kërkesa për mbledhjen e Kuvendit duhet t’i dorëzohet me shkrim Kryesisë. Kryesia ka një kërkesë nga kryetar i partisë, 1/4 e anëtarëve të Kuvendit, apo 1/4 e anëtarëve të PD, njofton mbledhjken e Kuvendit Kombëtar duke njoftuar datën, orën dhe vendin e mbledhjes. Nuk ka ardhur një kërkesë. Në protokoll shkon çdo kërkesë…
Enton Abilekaj: Ju erdhën firmat sot u dorëzuan në protokoll, ccfarë do të bëhet me ato firma?
Gazment Bardhi: Do të ndiqet afati 1-mujor dhe do të mblidhet Kuvendi. Pse ka ndalesë që bëhet vetëm një Kuvend?
Bledian Koka: Deri dje ju thatë se nuk lejoni mbledhjen asnjë e Kuvendi…tani na dolën shtatë.
Sekretari i përgjithshëm i PD Gazmend Bardhi ka mohuar që Lu...
Inekzistenca e shtetit në raport me mbrojtjen e fëmijëve nga...
Gjatë vizitës së tij zyrtare në Romë, kryeministri Edi Rama ...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manas...
Kryedemokrati Lulzim Basha është treguar më i prerë së kurrë...
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi mohon që Lulzi...
Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka vijuar ed...
Lideri historik i demokratëve Sali Berisha i është përgjigju...
Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, shkruan se prokurorët du...
Kreu i Republikës së Re Lulzim Basha po shtaërron ccdo ditë ...
Deputeti Luan Baçi ka komentuar mbrëmjen e sotme situatën në...
Zëdhënësi i presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi ka reaguar pa...
Aanëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Eno Bozdo ka reaguar as...
Ministrja e Ramës Bora Muzhaqi, me arrogancën e saj refuzoi ...
Qëndrimi i ministrs së Shtetit për Rininë dhe fëmijët, Bora ...
Dëbora Muzhaqi, që prej shtatorit 2021 mban detyrën e minist...
Vrasja makabër në Fier, ku një 8 vjeçar humbi jetën tragjiki...
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka komentuar deklara...
Sipas Lulzim Bashës, Edi Rama mbahet ende në pushtet nga Sal...
Kreu i PD Lulzim Basha nuk ka ndalur me akuzat e tij në drej...
Në mbledhjen plenare të së hënës, Këshilli i Lartë i Proku...
Një tjetër denoncim ka nxjerrë në pah shpifjet e Carlo...
Familja Haxhia nga fshati Barbullush, Njësisë Administrati...
Në datën 25 Prill 2023 emisioni “Stop” transmetoi rastin e...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Dritan Caka, u konfirmua n...
Klubi i Galatasaray është një nga më të titulluarit në shtet...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga de...
Adrian Bajrami është një nga emrat më interesantë të së ardh...
Policia ka dhënë detaje nga aksidenti i ndodhur pasdit...
Një aksident ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 16:10...
Një trup i pajetë është gjetur ditën e sotm rreth orës...
Një situatë e pazakontë ka ndodhur gjatë diplomimit të dis...
Paqëndrueshmëria që ka përfshirë kontinentin europian do t...
Paqëndrueshmëria që ka përfshirë kontinentin europian ...
Në një nga periudhat më të errëta në historinë e njerëzimi...
Në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, çdo ditë mund të ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u bëri thirrje...
Policia e Kosovës raporton se janë arrestuar pesë persona ...
Të paktën 25 ushtarë të misionit paqeruajtës të NATO-s në ...
Ambasadorët që përfaqësojnë disa nga shtetet e QUINT-it në...
Festivali i 76-të i filmit në Cote d'Azur francez pa një n...
Mbretëresha e Rock'n'Roll-it, Tina Turner u shua ditën e d...
Në 21 maj Kisha Orthodhokse kremton shenjtorët mbretër, Sh...
Si për shumë fusha të tjera të jetës, raporti i Depart...
Presidenti amerikan Joe Biden e ka uruar homologun turk, R...
Sot, më 29 maj 2023, dollari amerikan blihet me 102.7 lekë...
Ndërsa çmimet e ushqimeve dhe mallrave mbeten të larta në ...
Sot, më 28 maj 2023, dollari amerikan blihet me 102.7 lekë...