web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ibrahimovic zbret në fushë me Suedinë, por turpërohet keq

11 Nëntor 2021, 20:26, Sport CNA

Zlatan Ibrahimoviç u kthye sot në fushën e lojës me Suedinë, me shpresën se mund të ndihmonte këtë skuadër që të hidhte një tjetër hap drejt Botërorit 2022. Por sulmuesi suedez për fat të keq pa se si ekipi i tij u mund përballë Gjeorgjisë në Tbilisi.

Suedezët u mundën 2-0 dhe në vend që të bënin thuajse të sigurt kualifikimin në Botëror, rrezikojnë t?i lënë vendin e parë Spanjës edhe pse prodhuan shumë raste para portës kundërshtare. Disa prej tyre u humbën edhe nga Ibra, i cili gaboi në mënyrë të pabesueshme para portës kundërshtare.

Kështu, ai nuk gjeti përsëri rrjetën me përfaqësuesen, duke vazhduar mallkimin e futbollistëve europianë mbi moshën 40-vjeçare. Rezulton se vetëm 5 lojtarë mbi moshën 40-vjeçare kanë arritur të shënojnë në kualifikueset e Botërorit dhe asnjë prej tyre nuk është europian. Ibra pritej të bëhej i pari që thyente këtë tabu, por siç tregoi ndeshja e sotme ndaj Gjeorgjisë, për momentin dukej e pamundur.





Lajmet e fundit nga