web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Blendi Fevziu “shuplakë” Bashës/"Bëri një gabim fatal, nuk është një lider"

18 Tetor 2021, 13:12, Politikë CNA

Gazetari Blendi Fevziu i ka dhënë një ?shuplakë? të fortë kreut të PD-së, Lulzim Basha, në lidhje me vendimin e tij personal për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD.

I ftuar në News 24, Fevziu tha se Basha ka bërë një gabim fatal.

?Basha ka bërë gabim fatal që nuk votoi në PD largimin e Berishës. Duhet të bënte një qëndrim të plotë.

Nëse sic tha edhe Grida Duma, faktet janë të rënda, duhet ta largonte fare, nëse i di ato fakte për të cilat flasin, do të ishte i detyruar ti publikonte. 

Kjo do ishte kurajo lideri, mori një vendim personal. Unë jam kundër vendimit personal?-tha Blendi Fevziu./CNA.al





Lajmet e fundit nga