Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pak kohë më parë askush nuk do ta besonte se Lulzim Basha, i zgjedhuri i djeshëm i Doktor Berishës, tashmë do të katandisej si mos më keq. Dhe të mendosh se po përgatitet të bëjë një parti të re në rast se do ta nxjerrin nga zyra me shqelma.
Edhe po nuk dha dorëheqjen, qartazi duket se demokratët nuk do ta lejojnë më Lulzim Bashën të qëndrojë në zyrën e tij, apo të mbajë vulën.
Kjo duket nga ?Foltorja?, e ish-kryeministrit Berisha, ku nga Shkodra në Vlorë, nga Korça në Durrës, nga Dibra në Fier, qartazi të gjithë janë kundër Lulzim Bashës.
Së pari, Lulzim Basha do tentojë të qëndrojë. Por, kjo duket një opsion i pamundur.
Dhe në rast se ai do të detyrohet të japë dorëheqjen, ka sërish shumë pak rrugë për të lëvizur.
Nëse do të kërkojë të rrijë brenda PD-së, do ta ketë thuajse të pamundur. Pasi të tijët që ka zgjedhur në grup parlamentar, një e nga një duket se do t?i ikin. Për më tepër janë të urryer dhe të padëshiruar nga baza e PD-së.
Janë shumë emra si Agron Gjekmarkaj që kërcënon, i cili në fakt nuk ka asnjë lidhje me PD-në. Ervin Salianji, Grida Duma, deri diku dhe Jorida Tabaku e të tjerë, të cilët nga njerëz të lidhur me strukturat e partisë, po kthehen në fytyra të urryera, për shkak të qasjes që kanë jo vetëm ndaj ?Foltores?, por edhe ndaj sjelljes që ka Lulzim Basha. Ndaj humbjeve të tij të njëpasnjëshme dhe dështimeve që ka pasur Partia Demokratike në këto tetë vite.
Zgjidhja e Lulzim Bashës duket të jetë një parti e ri. Një lëvizje e re. Ndoshta jashtë PD-së, për të qëndruar si faktor politik.
Njëra është shpalosur, që është Republika e re, e Lulzim Bashës në 2017, ku ai e përdori si sigël duke hequr flamurin, ngjyrat dhe logon e Partisë Demokratike.
Dhe e dyta është Partia Liberale, për të cilën është folur që në vitin 2015 apo 2016, kur Basha kërkoi që t?i jepte PD-së një formë të një partie liberale, duke e nxjerrë nga shtyllat e saj konservatore, siç janë familja, prona, dhe shteti, kombi. Duke e afruar pak edhe me teoritë liberale të LGBT-ve. Koncepte këto të artikuluara edhe një grup i atëhershëm universitar i Henri Çilit, i cili tashmë është futur në PD dhe përfaqësohet nga shumë individë, si Grida Duma, Ervin Salianji, e të tjerë.
Pra, rrugëzgjidhja e Lulzim Bashës, duket të jetë Partia Liberale ose Republika e re, në rast se do të dalë jashtë PD-së.
Një parti e cila mund të mbledhë nga grupi parlamentar disa deputetë, të jetë një fraksion brenda parlamentit, ose një parti e deklaruar në parlament, me shpresën se do jetë një faktor brenda një Opozite më të madhe dhe do të shkojë drejt një koalicioni me Opozitën. Apo në 2025 mund të garojë e vetme dhe të marrë rolin e FDP-së, që është Partia Liberale në Gjermani, e cila sot është dhe qeveri-formuesja kryesore në krah të social-demokratëve dhe të gjelbërve.
Pra, Lulzim Basha në qëllimin e tij të kahershëm nuk ka pasur kurrë rrëzimin e socialistëve dhe e ardhjen e së djathtës apo një partie me frymë konservatore.
Por, qëllimi i tij ka qënë një pushtet i ndarë me socialistë, me demokratë. Mjafton të ishte tek ?torta? e pushtetit, për të ndarë diçka për interesat e tij.
Kështu do ta ketë më të thjeshtë. Do të jetë ai personi që mund të bëjë nesër rolin e ?king maker?, atë që bëri LSI-ja. Kjo e fundit duket në shkërmoqje pa kthim.
Prandaj mesa duket rrugët e Bashës janë të ngushta dhe me drejtim.
Pra, një është të qëndrojë brenda PD-së, por pa qënë më faktor. Pa peshë, sepse qartazi do të jenë deputetët e tij që do ta kuzhtëzojnë dhe e dyta është të dalë në një parti më vete që mund të jetë Republika e re, apo Partia Liberale, që nesër të kushtëzojë këdo nga palët, për të ardhur në pushtet. Në rast se mund të ngrejë një parti. Sepse kur nuk mundi dot të ngrinte Partinë Demokratike, imagjinoni se çfarë mund të bëjë Lulzim Basha i vetëm me një grup deputetësh që më shumë ?dashurojnë? të rregullojnë flokët, t?i bëjnë ato me bojë, të heqin vetullat e të dalin ekraneve, sesa të shkojnë tek njerëzit, të flasin për hallet dhe të merren me problemet e tyre./CNA.al
Luli në llum deri në fyt/ Si po tenton të shpëtojë me “Republikën e re”
Redaksionale/Avokati i familjes Meta dhe Republika e Re si klon i PD
Analiza pas zgjedhjes së kryesisë/ Republika e Re fundos PD-në
Republika e Re e Bashës “shiti” banorët e Unazës/ Ja çfarë premtonte Balliu një vit më parë
Foto-Republika e Re njësoj si Rilindja/ Shpërndajnë ndihma me kameraman me vete
Ikja e Gjekmarkajt, një arsye për të larguar Lulzim Bashën
Ish-Kryeministri Sali Berisha do të jetë nesër në Dibër për ...
Ish-Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka shenjëstruar gru...
Nga Luca Misculin “Il Post”Dy shtetet e fundit evropiane që ...
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri i ka d...
Ish kryeministri Sali Berisha është kthyer në një shpresë pë...
Ish sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani ka deklarua...
Kryetarja e FRPD në Burrel, Denisa Vata, ka publikuar një vi...
Ish kryeministri Sali Berisha prej javësh ka filluar një “Fo...
Aktivistja Evi Kokalari ka deklaruar se njerëz të cilët janë...
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka folur për zh...
Katër pas miratimit në Kuvend, do të zhvillohet mbledhja e p...
Deputeti megaloman, qesharak dhe pa asnjë lidhje me Partinë ...
“Foltorja”, iniciativë kjo e ish-kryeministrit Sali Berisha ...
Lulzim Basha, kreu i PD-së në detyrë, në vitin 2017, shpiku ...
Ka disa lloje armiqsh në këtë Partinë Demokratike, që sot po...
Në vitin 2017, në kohën që ishte në çadër në sheshin para Kr...
Ish-kryeministri Sali Berisha pasditen e së premtes, zhvillo...
“Edhe Nexhmija u akuzua për genocid dhe krim kundër shqiptar...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka dhënë një ...
Ish Deputeti i PD Edmond Spaho, i ftuar në studion e “ABC ne...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...