Connect with Us

KONTRATA E FSHEHTË/ Damian Gjiknuri në aferë me Mirel Mërtirin e inceneratorëve

Aktualitet

KONTRATA E FSHEHTË/ Damian Gjiknuri në aferë me Mirel Mërtirin e inceneratorëve

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Në një investigim të plotë me dokumente ekskluzive Hashtag.al ka zbuluar skemen e plotë sesi sekretari i përgjithshëm i PS, ish ministri Damian Gjiknuri, është lidhur me Mirel Mertirin e inceneratorëve dhe Drejtorin e Albpetrol Ednri Puka, ky i fundit ish drejtues i kompanive të Koco Kokëdhimës.

NGA HASHTAG

Një kontratë e shitjes së gazit që dyshohet se është zhdukur nga protokolli i Albpetrolit, lidh në aferë ish-ministrin e Energjitikës Damian Gjiknuri dhe ish drejtorin e Albpetrolit Endri Puka me biznesmenin e inceneratorëve Mirel Mërtiri.

Hashtag.al ka mundur të sigurojë praktikën e plotë të kësaj kontrate të shitjes së gazit (shkarkoje këtu), një operacion i realizuar në dy muaj (Gusht-Tetor 2017) dhe që parashikonte shitjen me ankand të 3 milionë normal/metër-kub gazi industrial të siguruar nga vendburimet Cakran-Mollaj/Ballsh-Hekal .

Ka qenë biznesmeni Mirel Mërtiri ai që nëpërmjet kompanisë së tij “CGC” i ka bërë Albpetrolit një ofertë të pakërkuar për blerjen e gazit.

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Pasi ka marrë ofertën, kreu i Albpetrolit Puka së bashku me ministrin Gjiknuri në bashkëpunim kanë shmangur çmimin standard të shitjes së gazit industrial të caktuar nga metodologjia e ERE-s dhe kanë futur në lojë një metodologji të re që bazohej në bursën hollandeze, shoqëruar dhe me një koifiçent zbritës.

Por edhe pasi kanë aplikuar formulën e tyre private për llogaritjen e çmimit, ata nuk e kanë respektuar atë formulë, pasi sipas kësaj formule çmimi dilte me koston 25.33 lekë­/Nm³, ndërsa biznesmeni Mërtiri e siguroi blerjen e gazit me vlerën 15 lekë/Nm³.

Hashtag.al  konsultoi një ekspert ndërkombëtar të energjisë, i cili bëri përllogaritjen nga ku rezulton se me firmën e Gjiknurit dhe Pukës, biznesmenit Mërtiri i është shitur gazi me një skonto prej 230 mijë e 913 eurosh më pak nga çmimi që impononte formula e përdorur. (Lexo këtu përllogaritjen e ekspertit).

Një burim konfidencial pranë Albpetrol, i tha Hashtag.al se kontrata në fjalë është lidhur në fshehtësi të plotë, ndërsa ka pasur probleme me sigurimin e kontratës dhe konfliktin e interesit.

“Në dijeninë time dokumetet e këtij tenderi janë manipuluar në protokollin e Albpetrolit dhe nuk ekzistojnë më. Nuk e di si i keni gjetur. Por mund të them se asokohe në Albpetrol  kjo kontratë u bë shumë problematike pasi biznesmeni përfitues Mirel Mërtiri nuk kishte paguar në bankë sigurimin e kontratës, apo garancinë siç quhet. Nga ana tjetër, përfituesi Mirel Mërtiri në kohën që u zhvillua ankandi kishte të punësuar në Albpetrol në drejtorinë e Tranagatit të vëllanë e tij shtetasin Ervin Mërtiri, i cili në atë kohë ka drejtuar pikërisht drejtorinë që mbulonte dhe shitjen e sasive të gazit”, – tha burimi konfidencial për Hashtag.al.

Oktapodi i interesave

Mirel Mërtiri është një personazh mbi të cilin dihet shumë pak, ai zhvilloi një fushatë agresive në media vitin e kaluar kur paralajmëroi se do të kallëzonte për shpifje median Reporter.al dhe CNA.al, pasi këto të fundit publikuan disa të dhëna mbi implikimet e tij në biznesin e inceneratorëve në Shqipëri si dhe mbi një skandal prokurimesh në kontinentin Afrikan.

LEXO EDHE:  Mashtrimi "Gulf"/ Ja ç'thonin Meta dhe Gjiknuri në inaugurimin e kompanisë (video)

Mirel Mërtiri është i lindur dhe rritur në Fier, ndonëse në qytetin e lindjes ata që e njohin buzëqeshin nëse u përmend emrin “Mirel”, pasi në Fier atë e njohin për Klodian Mërtiri. Janë ende të paqarta motivet që e shtynë zotin Mërtiri të ndryshonte emrin. Por nuk ka asnjë diskutim se imagjinata dhe aftësia e tij shkon shumë më tej se tjetërsimi i emrit.

Mirel Mërtiri është një mjeshtër i ndërthurjes së interesave, sidomos në trekëndëshin Qeveri-Biznes-Gjyqësor.

Andej nga mesi i viteve 2000 ai erdhi në Tiranë ku njihej me nofkën “Klodi i internetit”,  Mërtiri diti të investojë të ardhurat që posedonte si privat në disa skema fitimprurëse që zhvillonte asokohe kompania ende shtetërore Albtelecom.

Në këtë periudhë Mërtiri fuqizoi marrëdhëniet me shokun e tij moshatar nga Fieri, shtetasin Endri Puka, që përveçse ishte administrator i kompanive të Koço Kokëdhimës, shquhej dhe për akses dhe njohuri në skemat e Albtelecomit me kartat telefonike. Në rrethin shoqëror të Mërtirit në Tiranë hyne dhe emra te tjere, te besuar te Damian Gjiknurit.

Në vitin 2009, Mirel Mërtiri u lidh fort me Dritan Priftin dhe të dy u dyshuan për bashkëpunim në një tender të majmë për matësat elektronikë të ujësjellësit të Fierit.

Kur drejtori pasardhës i ujësjellësit vendosi anulimin e këtij tenderi, ndaj tij u hap çështje penale. Dhe cila ishte prokurorja që do hetonte drejtorin problematik?

Ishte zonja Mariola Mërtiri, kunata e Mirel Mërtirit. E njëjta prokurore dy vite më parë, hapi një tjetër procedim penal ndaj biznesmenit Isuf Berberi, ndërsa ky i fundit ishte në gjyq me Albpetrolin në konflikt me klanin “Gjiknuri” dhe sidomos me ish-drejtorin e Albpetrolit Endri Puka.

Mirel Mërtiri ka operuar në ministrinë e Energjitikës në periudhën 2013-2018 si një Zot i saj. Të vëllanë e kishte drejtor në Albpetrol në drejtorinë kyçe të Tranagatit. Shokun e ngushtë Endri Puka e kishte drejtor të Albpetrolit, ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i ministrisë së Energjitikës, shtetasi Koli Bele, ishte një tjetër aset i afërt dhe në dispozicion të Mërtirit.

Nga ana tjetër rezulton se kunata e tij në prokurori në mënyrë të përsëritur ka qenë prokurore dhe hetuese e biznesmenëve konkurrent të këtij klani të fuqishëm të pushtetit rilindës.

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Mërtiri është lakuar në median shqiptare si një mik i afërt i ministrit Arben Ahmetaj, e shkas për këto lakime u bë sidomos aksidenti rrugor i Ahmetajt në Maqedoni ku Mërtiri ishte pasagjer dhe u lëndua në aksident.

Mirëpo Mërtiri ka ditur të fshehë me mjeshtëri lidhjen e tij më të fortë në pushtetin rilindës, lidhjen e fuqishme që ai ka me Damian Gjiknurin dhe klanin e tyre që përfshin Endri Pukën, Koli Belen, Ervin Mërtirin, Mariola Mërtirin e deri diku dhe Dael Dervishin e LSI-së.

Kontrata favorizuese e shitjes së gazit e publikuar sot nga Hashtag.al, përveçse ekspozon tolerimet e dyshuara si korruptive ndaj Mërtirit, nxjerr në pah dhe patronazhin politik dhe klanor që ai ka me Damian Gjiknurin. / Hashtag.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Aktualitet

Drejtoria detare paralajmëron përkeqësim të motit/ Të merren masat e nevojshme

Publikuar

-

Nga

Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar se në orët në vijim pritet një përkeqësim i motit, ndërsa u këkron të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë të marrin masa.

Sipas njoftimit bëhet me dije se priten erëra të forta me drejtim nga jug-juglindje me shpejtësi deri në 31 milje në orë dhe valëzimi në detin Adriatik do të jetë me forcën 4-5 me lartësi dallge mbi 3m dhe në Detin Jon forca 5-7 me lartësi dallge deri ne 4m.

Njoftim për përkeqësim të motit në Republikën e Shqipërisë🌧🌊!



Drejtoria e Përgjithshme Detare ju njofton se si rezultat i erave te forta me drejtim jug në daten 4 Nëntor 2021 deri më 5 Nëntor 2021 moti përgjatë gjithë bregdetit të Republikës se Shqipërisë do jetë i përkeqësuar.Këto zona do të përfshihen nga era me drejtim jug-juglindje me shpejtësi deri në 31 milje në orë dhe valezimi në Detin Adriatik do të jetë me forcën 4-5 me  lartësi dallge mbi 3m dhe në Detin Jon forca 5-7 me lartësi dallge deri ne 4m🌊.

LEXO EDHE:  Do të shtetëzohet ARMO?/ Përgjigjet Gjiknuri

LEXO EDHE:  Krimi i dyfishtë në Vlorë/Reagon ministri i Ramës: Pikëllim i thellë!

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë , duhet të marrin të gjitha masat e nevojshme për të qënë të sigurt dhe parandaluar çdo rrezik të mundshëm për shkak të kushteve të përkeqësuara të motit.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Bashkia Shkodër përsërit çudinë e saj!/ Voltana Ademi ‘ngujon’ punonjësit, u mbyll derën me zinxhirë

Publikuar

-

Nga

Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi ka zgjedhur një mënyrë absurde për të ndëshkuar punonjësit ‘jo korrekt’ të administrates.

Pasi u mbylli derën me zinxhirë  atyre që nuk paraqiteshin në orar në punë, sot ajo ka vendosur t’i mbylle brenda që mos largohen më herët.

Janë vetë punonjësit ata që kanë denoncuar këtë skandal.

Roland Çomo punonjës i zyrës së urbanistikës në Bashkinë Shkodër, tek sektori i saktësimit të adresave, ka postuar dhe foton e derës së kycur me zinxhirë.

LEXO EDHE:  Video/ Ja projekti i “Rrugës së Arbrit”

LEXO EDHE:  Krimi i dyfishtë në Vlorë/Reagon ministri i Ramës: Pikëllim i thellë!



Ai kërkon ushqim pasi kryebashkiakja Voltana Ademi i ka kyccur brenda, ndonëse ka kaluar ora 16:00!

Kjo nuk është hera e parë që Bashkia Shkodër përdor këtë metodë ngujimi për punonjësit e saj…Mbase është “strategji” e mësuar nga Kryetari i saj Lulzim Basha!/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Gjykata Kushtetuese rrëzon Metën dhe opozitën/ “30 qershori ka qenë legjitim”

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar pretendimet e presidentit Ilir Meta dhe opozitës sa i takon zgjedhjeve vendore të 30 qershorit.

Gjykata ka vendosur që 30 qershori ka qenë legjitim.

Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese i ishte drejtuar Komisionit të Venecias për të marrë një opinion final në lidhje me zgjedhjet, në të cilat opozita nuk mori pjesë. Në njoftimin e saj kjo gjykatë thekson se vendimi u mor pasi dëgjoi palët ndërgjygjëse në gjykimin kushtetues dhe mori në shqyrtim opinionin ‘amicus curiae’ të Komisionit të Venecies.

Njoftimi i plotë:

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë mori në shqyrtim në seancat plenare publike në datat 23.06.2021 dhe 02.11.2021 çështjen me palë kërkuese Shoqata e Bashkive të Shqipërisë, me objekt:

Konstatimin antikushtetues të zgjedhshmërisë/procesit zgjedhor të zhvilluar në 30 qershor 2019 për zgjedhjen e organeve të qeverisjes vendore, të kryetarëve të bashkive dhe anëtarëve të këshillave bashkiakë, dhe si rrjedhojë konstatimin antikushtetues të zgjedhjes së anëtarëve të këtyre organeve.

LEXO EDHE:  Do të shtetëzohet ARMO?/ Përgjigjet Gjiknuri

LEXO EDHE:  Letër publike, ambasadores së SHBA, Yuri Kim/ Pse ka frikë SPAK, nga Klodian Zoto apo Ben Blushi?



Verifikimin e kushtetutshmërisë së veprimtarisë së partisë Bindja Demokratike në lidhje me regjistrimin e saj në gjykatë dhe zgjedhjet e datës 30 qershor 2019.

Gjykata Kushtetuese, pasi dëgjoi palët ndërgjygjëse në gjykimin kushtetues, mori në shqyrtim opinionin amicus curiae të Komisionit të Venecies,

VENDOSI:

– Rrëzimin e kërkesës.

Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar./CNA.al

LEXO TE PLOTE