web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Plagosja e dyfishtë në Tiranë/ Zbardhen detaje nga krimi me armë zjarri

14 Tetor 2021, 06:45, Kronika CNA

Për dy netë radhazi, përplasje me armë zjarri janë regjistruar në Tiranë.

Pas mbrëmjes së të martës ku mbeti i plagosur një 22 vjeçar edhe mbrëmjen e të mërkurës janë plagosur me armë zjarri dy persona, A. N. dhe Xh. V.

Policia njofton se ka arritur të zbardhë ngjarjen e mbrëmshme.

Sipas Policisë, brenda pak orëve janë kapur dhe janë vënë në pranga 2 nga autorët e dyshuar të ngjarjes, si dhe është shpallur në kërkim autori i tretë i ngjarjes, të tre me precedent të mëparshëm penal, njëri prej tyre me masë sigurie ?Arrest në shtëpi?.

Në pranga është vënë edhe njëri prej të plagosurve, për veprën penale ?Moskallëzim krimi?.

Gjithashtu është sekuestruar një armë zjarri pistoletë, e dyshuar e përdorur në ngjarje.

?Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Tiranë, pas një pune intensive hetimore për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur pasditen e djeshme, në kryqëzimin e rrugës ?Ndre Mjeda? me rrugën ?Frosina Plaku?, kanë bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorëve të dyshuar, konkretisht shtetasit:

P., 27 vjeç, aktualisht me masë sigurie ?Arrest në shtëpi? për veprën penale ?Prodhimi dhe shitja e narkotikëve?;

M., 27 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale ?Vrasje me dashje? e mbetur në tentativë.

Si dhe u shpall në kërkim si autor i tretë i dyshuar i ngjarjes, shtetasi I. Xh., 28 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale ?Vrasje me dashje? e mbetur në tentativë?, thuhet në njoftimin e Policisë.

Këta shtetas, ditën e djeshme, rreth orës 17:00, në kryqëzimin e rrugës ?Ndre Mjeda? me rrugën ?Frosina Plaku?, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë plagosur me armë zjarri shtetasit A. N., 28 vjeç dhe Xh. V., 26 vjeç,  të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit, për motive të dobëta, midis autorëve të dyshuar dhe shtetasve të plagosur.

Në vijim të veprimeve, u bë dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A. N., 28 vjeç, për veprën penale ?Moskallëzim i krimit?.

Gjithashtu, falë veprimeve të shpejta, shërbimet e Policisë bënë të mundur gjetjen e armës së zjarrit pistoletë të përdorur në vendngjarje nga autorët e dyshuar.





Lajmet e fundit nga