web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Një javë pas emërimit të Gledis Nanos/ Tirana tronditet nga një atentat me armë zjarri

13 Tetor 2021, 06:28, Kronika CNA

Një javë pas emërimit të Drejtorit të ri të Policisë së Shtetit, është regjistruar një atentat me armë zjarri.

Mbrëmjen e së martës, Komuna e Parisit, një zonë mjaft e frekuentuar dhe e populluar,  është tronditur nga plumbat.

Për pasojë ka mbetur i plagosur një 22 vjeçar, i cili është identifikuar si Redi Balla.

Raportohet se Balla është qëlluar brenda makinës së tij të parkuar në lulishten tek ?Komuna e Parisit?.

Nuk dihen ende motivet e këtij sulmi, por duket si një skemë e mirëorganizuar nga ana e atentatorëve./CNA.al





Lajmet e fundit nga