Të enjten seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Në rend dite, një sërë projektligjesh
Seanca e fundit plenare e këtij sesioni parlamentar do të ...
Seanca e fundit plenare e këtij sesioni parlamentar do të ...
Prokuroria e Gjirokastrës ka njoftuar se lidhur me çështjen penale për ngjarjen e datës 28.10.2018 në fshatin Bularat/Dropull, pas kërkesës së prokurorisë për pushimin e çështjes, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, si organi kompetent, ka vendosur kthimin, duke urdhëruar kryerjen e disa veprimeve të tjera hetimore sipas parashikimeve ligjore. Aktualisht çështja ndodhet në fazën e përmbushjes së këtyre detyrimeve.
?Gjatë ditës së sotme datë 28.10.2018, rreth orës 10.00, në fshatin Bularat të Bashkisë Dropull të Rrethit Gjirokastër ka pasur të shtëna me armë zjarri. Punonjësit e Policisë të cilët ishin të planizuar me shërbim në fshatin Bularat kanë shkuar menjëherë në drejtim të vendit nga u dëgjuan të shtënat me armë.
Në momentin e mbërritjes në vend, punonjësit e Policisë janë sulmuar me armë zjarri nga një person i veshur me uniformë ushtarake. Nga zjarri i hapur kundër personelit të policisë u godit dhe u dëmtua automjeti i policisë.
Të ndodhur përballë kësaj situate, punonjësit e policisë kanë kërkuar mbështetje me efektivë shtesë si dhe janë vënë në ndjekje të autorit të sulmit me armë.Në ndihmë të punonjësve të policisë kanë mbërritur shërbime të tjera të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër dhe grupi hetimor.
Gjatë ndjekjes nga forcat e ardhura të policisë, shtetasi i armatosur ka hapur përsëri zjarr në drejtim të Policisë duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre. Nisur nga rrezikshmëria që paraqiste shtetasi, i identifikuar si Kostandions Kaçifa, 35 vjeç, lindur dhe banues në Bularat Gjirokastër, policia vendore ka kërkuar menjëherë ndihmën e forcave speciale për të bërë të mundur përballimin e sitatës së pazakontë për forcat vendore.
Me mbërritjen në vendngjarje, kanë ushtruar kontroll në banesën e të dyshuarit.Nga kontrolli i ushtruar në banesë nuk është bërë e mundur gjetja e tij dhe në këtë kohë ka nisur krehja e zonës.
Forcat speciale kanë bërë të mundur lokalizimin e tij në një shpat mali mbi fshatin Bularat.Në momentin e zbulimit nga forcat e policisë, Shtetasi Kostandinos Kaçifa , ka hapur menjëherë zjarr ndaj tyre.
Forcat speciale janë pozicionuar për të mbrojtur jetën e tyre dhe nëpërmjet megafonit i kanë bërë thirrje të herëpashershme shtetasit që vijonte të qëllonte me armë që të dorëzohej dhe të hidhte armën e zjarrit.
Shtetasi Kaçifa ka vijuar të qëllojë kundër forcave speciale për gati 30 minuta, duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre. Në kundërpërgjigje, të forcave speciale gjatë shkëmbimit të zjarrit ka mbetur i vrarë shtetasi Kostandinos Kaçifa.
Në vendngjarje u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë automatike, model Kallashnikov, dy karikatorë municioni, një çantë me fishekë luftarakë, si dhe 31 gëzhoja. Në banesën e shtetasit Kaçifa u sekuestrua edhe një uniformë kamoflazh. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër si dhe të Prokurorisë së Krimeve të Rënda po kryejnë veprimet në vendngjarje?, thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al
Policia e Korçës ka proceduar penalisht dy të mitur pasi kan...
Detaje të reja janë zbardhur rreth atentatit mafioz , të ndo...
Gjykata ka lënë në arrest shtëpie 6 personat e arrestuar në ...
Të shtëna me armë zjarri raportohet se kanë ndodhur pranë sh...
Policia e Elbasanit po zhvillon një aksion “Blic”, në vendi...
Policia e Skraparit ka vënë në pranga dy shtetas të cilët po...
Policia në Vlorë ka sekuestruar armë zjarri, municion luftar...
Policia Rrugore ka vijuar kontrollet për parandalimin e aksi...
Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin Kël...
Një aksident është shënuar pasditen e sotme në Qukës të Libr...
Kush do të mbaj përgjegjësi për jetën time nëse Renaldo Lati...
SHÇBA ka nisur hetimet për një efektiv policie në Korçë.Për ...
Një 33-vjeçare, e cila akuzohet për trafikim të të miturve, ...
Një 57-vjeçar nga Kavaja është arrestuar, pasi ka goditur pu...
Policia ka dhënë informacion zyrtarë për aksidentin që u reg...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aksin...
Një konflikt i çastit ka ndodhur midis disa personave në zon...
Një aksident është shënuar pasditen e sotme në akssin Berat-...
Finalizohet pas një hetimi tre mujor, operacioni policor i k...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Divjakë. Mësohet se një a...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...