web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sherr me karrige dhe armë mes mësueseve/ Zbardhen detaje nga konflikti pranë shkollës Çajupi

11 Tetor 2021, 10:13, Kronika CNA

Sherr me karrige dhe armë mes mësueseve/ Zbardhen detaje nga konflikti

Në mëngjesin e sotëm një ngjarje e rëndë ka ndodhur pranë shkollës Çajupi. Dy mësuese, identiteti i të cilave nuk është bërë ende i ditur, janë përfshirë në një konflikt, i cili ka përfunduar me plagosje me armë zjarri.

Mësohet se mësueset janë konfliktuar brenda oborrit të shkollës, dhe më pas për tu sqaruar kanë shkuar në një lokal, ku situata ka agravuar më tej.

Sipas asaj që raportohet në media, në sherr janë përfshirë edhe familjarë të dy mësueseve, të cilët janë përplasur me njëri-tjetrin dhe kanë goditur me sende të forta, duke përdorur edhe karriget.

Bëhet me dije se mes të afërmve të mësuesve ka qenë edhe një efektiv i Policisë Ushtarake, i identifikuar si N.Q, i cili dyshohet se ka qenë personi që ka qëlluar me armë zjarri në ajër, por fatmirësisht nuk ka patur të plagosur.

Për ngjarjen Policia ka shoqëruar 5 personat e përfshirë në sherr dhe ende nuk është zbuluar arsyeja e konfliktit mes mësueseve./ CNA.al





Lajmet e fundit nga