web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vodhi targat e tre automjeteve/ Arrestohet 40-vjeçari në Korçë

13 Tetor 2021, 13:46, Kronika CNA

Një 40-vjeçar me iniciale SH.Z ka rënë në prangat e policisë së Korçës ditën e sotme. Ai është kapur duke vjedhur targat e një automjeti tip ?Toyta?.

Nga veprimet e mëtejshme hetimore, rezulton se ky person është autor i ngjarjeve të ndodhura më datë 03.09.2021 dhe 19.09.2021, në lagjet nr. 12 dhe 7, të qytetit të Korçës, ku ka vjedhur targat e automjetit tip ?Opel? në pronësi të shtetasit A. K dhe targat e automjetit tip ?Volkswagen? në pronësi të shtetasit V. D.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme./ CNA.al





Lajmet e fundit nga