web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ish-ministri zbulojën “cirkun” Rama-Basha/ Çfarë kërkon të fshehë kryeministri

9 Tetor 2021, 09:33, Politikë CNA

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë ?Rama 1?, Ylli Manjani ka reaguar në lidhje me situatën politike në vend dhe krizën e paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani shkruan se Rama po bën ?cirk?, që njerëzit të harrojnë çmimet e ngritura nga qeverisja korruptive.

Sipas Manjani, në këtë ?lojë?, po i vjen në ndihmë edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha, për të cilin thotë se ?bën numra shpejtësie me Vulën e PD?.

Gjithashtu Manjani thekson se plani I Qeverisë është të rrisë me 40% çmimin e energjisë, dhe jo me 18% sikurse ka deklaruar Rama.

?Arrestimi i Thoma Gëllçit dhe kopaçet që këput Bosi në TV me çmimin e hashashit janë cirk.

Cirku Rama që ofrohet si shfaqje për të bërë njerëzit të harrojnë çmimet e ngritura nga qeverisja korruptive!

Pjesë e kësaj shfaqje cirku është padyshim dhe partia e Lulit. Ky i fundit bën numra shpejtësie me Vulën e PD?

Nuk e di ç?ka bërë Thomai, por çfarëdo të ketë bërë nuk është ai që thau kaskadën e Drinit dhe burimet financiare të KESH dhe OSHE.

Meqë ra fjala, keni dëgjuar ndonjë

krizë në botë që të ketë një datë fillimi dhe një datë fikse mbarimi?!! Se cirku Rama do të na fshijë edhe memorien. Do të na shpërlajë trutë para se të rrjepë paratë..

Dhe çmimi kërkohet të rritet me të paktën 40%, jo 18% sa ç?tha Bosi.

Sa më spektakël cirku aq më e madhe fshehja!?-shkruan Ylli Manjani./CNA.al





Lajmet e fundit nga