web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pas shpalljes së emergjencës/ Rama prezanton sot planin për përballimin e krizës energjetike

9 Tetor 2021, 06:17, Politikë CNA

Pas shpalljes së emergjencës për furnizimin me energji elektrike, kryeministri Edi Rama pritet të prezantojë sot planin për përballimin e krizës, për të mbrojtur qytetarët nga rritja marramendëse e çmimeve.

Kryeministri theksoi se prioriteti i qeverisë është mbrojtja e konsumatorit por edhe e bizneseve të vogla.

Vendimi i marrë, parashikon ngritjen e një grupi ndërinstitucional për menaxhimin e emergjencës në furnizimin me energji elektrike.

Gjithashtu është kërkuar që të gjitha planet e investimeve të KESH-it, OST-së dhe të OSHEE-së,të pezullohen, përveç investimeve të domosdoshme për ushtrimin e veprimtarisë.

Këto shoqëri duhet të koordinojnë ushtrimin e aktivitetit që të mos ketë ndërprerje të energjisë elektrike./ CNA.al





Lajmet e fundit nga