LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“E lumtur që përmendet origjina ime”/Aktorja shqiptare flet për rolin e saj në serialin turk

1 Tetor 2021, 06:28, Lifestyle CNA
“E lumtur që përmendet origjina ime”/Aktorja shqiptare

Artistët shqiptarë vazhdojnë të na bëjnë krenarë. Modelja dhe aktorja me origjinë shqiptare, Arbnora Ademaj ka nisur karrierën e saj në kinematografinë turke dhe si duket me hapa shumë të sigurt. Prej disa muajsh tashmë ajo ka nisur xhirimet e një seriali, prodhim turk ?Jeta e thyer? (Kirk Hayatlar, në turqisht).

Surpriza është se pothuajse në çdo episode përmendet fakti se Arbnora është shqiptare.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe modelja:

?Sa e lumtur jam që në çdo episod pothuajse të përmendet që jam shqiptare?, është shprehur Arbnora krahas një fragmenti te shkëputur nga seriali turk.

Në serial, Arbnora Ademaj luan rolin e Leylas, një nuse shqiptare e martuar me një turk, që mbetët e ve në moshë të re, vetëm me një djalë./CAN.al

Lajmet e fundit nga