LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Rikthehet Dr.Flori”/ Aurela Gaçe dhe Stine plot surpriza në bashkëpunimin e tyre të ri

30 Shtator 2021, 13:08, Lifestyle CNA
“Rikthehet Dr.Flori”/ Aurela Gaçe dhe Stine plot surpriza

Aurela hoxha dhe Stine po vijnë me një bashkëpunim. Kjo është bërë e ditur nga disa postime të dyshes në rrjetet sociale.

Surpriza e këtij bashkëpunimi është fakti se pjesë e tij do të jetë edhe i ndjeri Dr.Flori, megjithëse jo fizikisht. Ai do të jetë pjesë nëpërmjët zërit të tij të regjistruar para se të ndërronte jetë.

Gjithashtu, bashkëpunimi është një nga këngët që do jetë pjesë e albumit të saj me të cilin po punon aktualisht.

?Të shtunën e kemi premierën e këngës ??, shkruan Aurela krahas fotos, ndëkohë që shfaqet ajo me Stine, e në sfond, emri i Florit në një ekran të madh.

Këngëtarja ka treguar edhe ditën se kur do të publikohet kënga. Kënga lansohet ditën e shtunë, më 2 tetor, dhe fansat mezi e presin./CNA.al

Lajmet e fundit nga