web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Incidenti në Rinas/ TIA: Në avion kishte 4 persona, mes tyre dy fëmijë

28 Shtator 2021, 17:10, Aktualitet CNA

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka reaguar lidhur me incidentin e ndodhur në pistën e avionëve ku një avion i vogël model Beechcraft doli nga pista.

Sipas TIA-s ngjarja u regjistrua në orën 16:15 të datës 28 Shtator 2021, ku avioni me regjistrim zviceran HB-EFH, me 4 persona në bord, dy të rritur dhe dy fëmijë, të gjithë shtetas zviceranë, bëri ulje të detyruar në mes të pistës pasi pësoi një avari në sistemin e rrotave.

Fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar dhe të katërt gëzojnë shëndet të plotë.

Pas lajmërimit të Organit Kombëtar të Investigimit të Incidenteve Ajrore dhe kryerjes së investigimit në zonën e pistës, avioni u zhvendos nga pista, si pasojë, operimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, u pezulluan për 1 orë e 45 minuta.

Ndërkohë bëhet e ditur se fluturimet rifilluan./ CNA.al





Lajmet e fundit nga