LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shembja e Teatrit të Kukullave/ Reagon Spaho: Turp i madh, godinë historike

27 Shtator 2021, 20:37, Aktualitet CNA
Shembja e Teatrit të Kukullave/ Reagon Spaho: Turp i madh, godinë

Koordinatori politik i Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka deklaruar se nësë shembet ndërtesa e Teatrit të Kukullave ky do të jetë një turp i madh, pasi ajo është nga të paktat godina historike në Tiranë.

Spaho ka deklaruar se kjo ndërtesë duhet te rikthehet ne gjendjen fillestare dhe te sherbeje si muze i parlamentarizmit shqiptar.

?Sot ne media eshte publikuar nje lajm ku njoftohet qe ndertesa e Teatrit te Kukullave do te shembet dhe ne vend te saj do te ndertohet nje kulle ndoshta me teater kukullash.

Ne te vertete ajo ndertese nuk eshte Teatri i Kukullave. Te tille e beri rregjimi komunist i cili ne vend te pluralizmit instaloi diktaturen.

Ne ate godine eshte mbledhur Parlamenti i pare pas shpalljes se Pavaresise. Eshte nje nga te paktat, ne mos e vetmja godine historike ne Tirane.

Ndërtesa ku sot ndodhet Teatri i Kukullave filloi të ndërtohet nga austriakët dhe u përfundua në vitin 1925 nga shteti shqiptar.

Ajo ka qenë selia e legjislativit shqiptar në vitet 1925-1944 dhe me ardhjen e komunistëve në pushtet ndërtesa shërbeu si selia e Këshillit Antifashist Nacional Çlirimtar.

Më pas, gjatë viteve të para të regjimit komunist, ka shërbyer si Shtëpia e pionierëve sovjetikë, duke qenë në dispozicion të fëmijëve të specialistëve rusë. Sot këtu është vendosur Teatri i Kukullave.

Do te jete turp i madh ne se kjo godine do shembet dhe ne vend te saj te ndertohet kulle. Ajo duhet te rikthehet ne gjendjen fillestare dhe te sherbeje si muze i parlamentarizmit shqiptar.

Ne se ndertesa prishet nuk mund te uroj tjeter vecse urdherdhenesit te mbesin nen rrenojat e kulles qe do ngrene?, ka thënë ai./ CNA.al

Lajmet e fundit nga