web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shënoi gol, futbollisti i Lazios ia dedikon Thomas Strakoshës

20 Shtator 2021, 14:26, Sport CNA

Strakosha e ka vuajtur së tepërmi gabimin e bërë ndaj Galatasarai, që i kushtoi humbjen Lacios në Europa League. Pasi u la jashtë për shumë ndeshje, trajneri Sarri e aktivizoi portierin shqiptar në ndeshjen e Europës. Megjithatë një gabim foshnjarak i uli edhe më tepër besimin në vetvete Strakoshës.

Por në ndeshjen e parë pas gafës me Galatasarai, tifozët e Lacios i kanë dalë në mbrojtje Strakoshës. Teksa hapën një parullë gjigande me mbishkërimin: ?Mos e vrit mendjen për ata, por bëj pritje dhe vazhdo përpara?, Strakosha do të shpërthente në lot gjatë nxehmjes.

Për ta rikthyer Strakoshën në qendër të vëmendjes mendoi Cataldi. Ky i fundit shënoi një gol të bukur në barazimin 2-2 ndaj Cagliarit dhe shkoi menjëherë që të festonte me gardianin e Shqipërisë: ?Kemi 10 vite që njihemi së bashku. Jemi rritur në ekipet e moshave dhe tani jemi në ekipin e parë. Strakosha e meriton që të jetë në qendër të vëmendjes. Është njeri i jashtëzakonshëm dhe profesionist?, tha Cataldi.

VIDEO: https://tiger.cdnja.co/v/pj/PJQRl.mp4?secure=cN0aXRe3E24et2g80MZWUQ&expires=1632155400





Lajmet e fundit nga