web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ndryshon axhenda e Superiores, ja kur luhen sfidat e javës së tretë

20 Shtator 2021, 11:45, Sport CNA

Ka ndryshuar sërish axhenda e javës së tretë edicionit të ri futbollistik 2021/2022 e Kategorisë Superiore. Java e tretë e Kategorisë Superiore do të luhet në tre ditë dhe ajo që bie më shumë në sy është Egnatia-Skënderbeu dhe Teuta-Dinamo do të luajnë të dyja në të njëjtin stadium, në ?Arena Egnatia?. E gjitha kjo sepse në stadiumin e Teutës, ?Niko Dovana? është duke u punuar për terrenin e fushës.

Të shtunën do të zhvillohen tre ndeshje, dy në orën 13:45, Laçi-Kukësi në stadiumin e qytetit të Laçit dhe Teuta-Dinamo në ?Arena Egnatia?, ndërsa në orën 16:45 do të luhet supersfida e javës së tretë, Partizani-Vllaznia në stadiumin ?Elbasan Arena?. Të dielën do të luhet vetëm një takim, Kastrioti-Tirana në orën 13:45 në stadiumin e qytetit të Kamzës. Të hënën sërish një ndeshje, në orën 13:45 në ?Arena Egnatia?, Egnatia-Skënderbeu.

AXHENDA E PLOTË E JAVËS SË TRETË E KATEGORISË SUPERIORE 

E SHTUNË, 25 SHTATOR ?

LAÇI ? KUKËSI | 13:45 | Stadiumi ?Laçi

TEUTA ? DINAMO | 13:45 | ?Arena Egnatia?

PARTIZANI ? VLLAZNIA | 16:45 | ?Elbasan Arena?

E DIELË, 26 SHTATOR ?

KASTRIOTI ? TIRANA | 13:45 | Stadiumi ?Kamza?

E HËNË, 27 SHTATOR ?

EGNATIA ? SKËNDERBEU | 13:45 | ?Arena Egnatia?





Lajmet e fundit nga