web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ante Rebiç kthen Juventusin 60 vite prapa

20 Shtator 2021, 11:22, Sport CNA

Ante Rebiç është shndërruar shumë shpejt në ?macen e zezë? të Juventusit. Sulmuesi kroat u shënoi për të tretën ndeshje me radhë bardhezinjve, duke u mohuar kështu sërish fitoren e parë në kampionat sivjet. Asnjë tjetër përveç Rebiçit nuk u ka shënuar me këtë vazhdimësi torinezëve që prej vitit 1990.

Por, akoma më shumë se kaq, të shohësh Juven që nuk fiton ende pas katër ndeshjeve të para në kampionat, është diçka që nuk shihej prej plot 60 vitesh. Hera e fundit ka qenë në sezonin 1961-1962, ndërkohë që një situatë si kjo përsëritet për herë të katërt në historinë e klubit (ka ndodhur edhe në 1955-1956 dhe 1942- 1943).

Sikur të mos mjaftonte kjo gjë, mbrojtja, e cila kishte dhënë shpresa pas suksesit 3-0 në Champions, u rikthye që të pësojë për të 18-ën herë radhazi në kampionat. Më keq se kaq kishte ndodhur vetëm në 2010-ën (19 takime) dhe në 1955-ën (21 takime).





Lajmet e fundit nga