LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Nuk donim të ishim në këtë situatë"/ Bardhi shfajëson Bashën: E ka mbrojtur Berishën para ndërkombëtarëve

16 Shtator 2021, 21:17, Politikë CNA
"Nuk donim të ishim në këtë situatë"/ Bardhi

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka folur në lidhje me vendimin për përjashtimin e ish kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar i PD.

I ftuar në ?Open? Bardhi shfajësoi kreun e PD, Lulzim Bashën duke thënë se në prezencë të zyrtarëve amerikanë ka shprehur mos dakordësinë për vendimin e SHBA.

?Si çdo demokrat, ky vendim lëndon, por para se të japim një vendim emocional duhet që secili nga ne , nisur nga Basha deri te anëtari më i thjeshtë, duhet të kemi parasysh interesin e demokratëve.

Kjo ishte e vetmja rrugë nga informacionet që unë kisha,ishte i vetmi opsion për situatën e krijuar. S?do donim kurrë të ishim në këtë situatë. Sot vendi ka një minues të demokracisë dhe ai është Edi Rama .Dua të ndaj dhe një info, që drejtimi i gishtit te PD sikur e keqja është aty, por e keqja është Edi Rama .

Këtu nuk ka një betejë mes Bashës dhe Berishës, Basha ka marrë një vendim i diktuar nga rrethanat në të cilat ishte PD, dhe në atë vendim ka shprehur vlerësimin ndaj figurës së Berishës .Zyrtarisht në prezencë të zyrtarëve amerikanë Basha e ka thënë mos dakordësinë për vendimin e SHBA, ka mbajtur qëndrim në emër të PD në mbrojtje të Berishës. Berisha është në dijeni të rreziqeve që i kanoseshin demokratëve në rast mos vendimi.

Unë jam dëshmitar i takimeve të Bashës me amerikanët , nuk jam i lejuar të nxjerr detaje , por konfirmoj se në rast se Basha s?do merrrte vendimin interesat e demokratëve do ishin cënuar në mënyrë të parikuperusehme?,  është shprehur Bardhi./ CNA.al

Lajmet e fundit nga