LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha-Rama “komplot”/ Topalli: Ata janë bashkë, kryetari të ikë një minutë e më parë

16 Shtator 2021, 19:59, Politikë CNA
Basha-Rama “komplot”/ Topalli: Ata janë bashkë, kryetari

Ish kryeparlamentarja, Jozefina Topalli ka analizuar situatën në të cilën ndodhet sot Partia Demokratike.

Ndër të tjera, ajo nënvizoi se kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD, Lulzim Basha janë bashkë.

Duke iu referuar përplasjes televizive, ku Basha foli në Kuvend në orën 18:00, kohë kur edhe ish kryeministri mbajti takimin me demokratët, Topalli tha se, këto janë detajet edhe pse të vogla që tregojnë se Rama dhe Basha janë bashkë.

E ftuar në Opinion, Topalli tha se fakti që askush nuk dëgjoi sot në parlament programin qeverisës dhe Bashën, tregon se është një problem kritik.

?Asgjë nuk shkon. Ndodhën shumë çmendurira sot. Fakti që askush nuk shikonte parlamentin, askush nuk dëgjonte programin e qeverisë dhe nuk dëgjonte kryetarin e opozitës. Ky është një problem kritik.

Unë në çdo herë që kam dalë, kam thënë që Basha dhe Rama janë bashkë. Edhe sot që e lanë në orën 18:00, ishin bashkë, edhe në këto detaje të vogla. Ata nuk kanë besuar se ata janë bashkë dhe opozita është e shitur.

Nuk ka marrë Sali Berisha vendim me djeg mandate dhe me ndjenj në çadër.

Edhe kriza që ndodhet në PD nuk zgjidhet me largimin e Bashës, që duhet të ikë një minutë e më pare?, tha Topalli./ CNA.al

Lajmet e fundit nga