web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skenat seksi në klipin “Thirr Policinë”/ Arilena Ara tregon për reagimin e nënës së saj

13 Shtator 2021, 06:12, Lifestyle CNA

Ky sezon veror ka qenë mjaft i suksesshëm për këngëtaren Arilena Ara pas bashkëpunimeve me dy artistët e njohur, Noizy dhe Dafina Zeqiri.

Murderer dhe ?Thirr policinë? ka qenë dy prej klipeve muzikore që kanë tërhequr shumë vëmendjen e publikut.

Së fundi e ftuar në emisionin ?Goca dhe Gra?, Arilena ka treguar më shumë detaje dhe një ndër to është se si ka reaguar nëna e saj ndaj klipit të fundit me Dafina Zeqirin, ?Thirr policinë?, që u komentiua pafund nga fansat.

?Bukur shumë, para kësaj i bëra edhe një shaka ku i thashë dëgjo tani do të shohësh Arilenën dhe do të mësosh gjëra të reja për të. Por ajo më njeh dhe unë ashtu jam në jetën reale madje qesh ndonjëherë kur njerëzit në publik thonë o sa engjëllore, o sa e mirë?, është shprehur artistja.

Po ashtu, Arilena ka shtuar se nënën e saj e sheh si frymëzim për mënyrën si e ka rritur dhe për gruan e fortë që ajo është. Gjithashtu ajo ka folur dhe për çmenduritë e dashurisë.

?Për mua kanë bërë çmenduri, por unë nuk kam bërë ende, do ta ndaja me ju por me modesti shumë të madhe nuk kam bërë ende?, tha Arilena./ CNA.al





Lajmet e fundit nga