web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Lë SHBA për Shqipërinë/ Misioni human i vajzës nga Korça

12 Shtator 2021, 13:45, Lifestyle CNA

“E diela shqiptare” është rikthyer sërish në ekran me sezonin e ri.

Një nga rubrikat më të ndjekura të këtij emisioni është “Ka një mesazh për ty”.

Ditën e sotme pjesë e kësaj rubrike u bë Ariana, një vajzë nga Korça me origjinë, por e lindur dhe rritur në Amerikë.

Pak nga historia e Arianës, tregoi vetë moderator Ardit Gjebrea.

Ariana dhe Ardit Gjebrea u takuan rastësisht në Korçë gjatë pushimeve dhe kur Ariana i shpjegoi se kishte ardhur nga SHBA për të jetuar përgjithmonë në Shqipëri, historia e saj duhej të rrëfehej.

Ariana ka rrëfyer se babai i saj është shqiptar ndërsa nëna amerikane. I ati ishte shpërngulur në SHBA në vitin 1991 për të vijuar shkollën ku dhe ishte takuar me nënën e saj.

Ariana lindi në vitin 1995, ka edhe dy vëllezër të tjerë.

Në 2019, ajo erdhi për herë të parë në Shqipëri me një mision kishtar për t?i mësuar gjuhën angleze fëmijëve në fshatin Sheqeras të Korçës dhe aty kuptoi se e dashuronte këtë vend.

Por pas qëndrimit të saj në Shqipëri fshihet dhe një mision shumë human.

Ajo ra në kontakt me një shtëpi ku qëndronin vajza të abuzuara dhe të trafikuara dhe ndjeu se ky ishte misioni i saj në jetë: të ndihmonte më të dobëtit.

Partneri i saj i jetës, Tom, iu bashkua Arianës në misionin e saj. Arsyeja e ardhjes së Arianës në studio është pikërisht ai, një falenderim për njeriun që i ka besuar asaj verbërisht.

Ariana: ?Tomi, të dua kaq shumë dhe doja të të jepja mesazhin që shpresoj se ta jap çdo ditë që të dua e të respektoj kaq shumë që ke ndërmarrë këtë hap të madh besimi, që erdhe këtu në Shqipëri duke besuar se Zoti do të na drejtonte te njerëzit e duhur, mundësitë e duhura dhe e dua mënyrën se si ti do njerëzit e Shqipërisë. Unë e di që vajza jonë do ta respektojë po ashtu një ditë këtë?./ CNA.al





Lajmet e fundit nga