Connect with Us

Kurtizanet e Lulzim Bashës

Opinione

Kurtizanet e Lulzim Bashës

Publikuar

-

Ndoshta është një term shumë vlerësues për shumë nga emrat që sot qëndrojnë në krah të Lulzim Bashës. Njeriut që ka zgjedhur që të çmontojë Partinë Demokratike për interesat e tij dhe të kurtizaneve që mban nga pas.

Shkëlqimi dhe rënia e kurtizanëve është një libër publikuar rreth gati dy shekuj më parë në Francë, diku tek vitet 1840, jeta pariziene e kohës dhe paraja janë thelbi i romanit. Ndaj dhe rënia e Lulzimit dhe kurtizanëve të tij do jetë e pashmangshme.

Pse mund të quhen kurtizane dum-bashistët që rrethojnë Lulzim Bashën?

cna lajme politike

Fjala është për ata, që pa burrërisht heshtin e nuk thonë asnjë fjalë, jo për faktin pse Luli hoqi “babain” nga partia, por nga mënyra si u bë.

Forma që Basha përdor duke e kthyer PD nga parti, ku njerëzit e lirë bashkohen dhe shprehin interesat e tyre vullnetarisht, kjo e përcaktuar me rregulla, në një sekt ku drejton një individ dhe kurtizanet e tij që e ngrohin në shtrat kur ka nevojë për plotësimin e boshllëkut emocional.

Thelbi i kurtizaneve të Lulzim Bashës, është nderimi i atij që kërkon të çlodhë mendjen me paratë në shërbim të korrupsionit politik, duke i shërbyer një oborri që nga parti po  kthehet në sekt, ku kurtizanet po zihen kush e kush të ketë marrëdhënien më të fuqishme dhe ti falet sa më shumë pushtet.

Janë vrarë politikisht shumë emra në PD, në të njëjtën formë, në minutën e fundit me heshtje, këtë fat do kenë edhe kurtizanet e Lulit.

Ky është themeli i asaj që mund të quhet tashmë misioni i Lulzim Bashës dhe kurtizaneve të tij, në shërbim totalisht të mbretit në pushtet Edi Ramës dhe Rilindjes së tij.

Dikush mund ta kundërshtojë termin kurtizane, për shumë nga ata që janë në oborrin e SHQUP-it, tashmë i kthyer në një shtëpi e hapur publike, ku shumica e ngelur duhen përjashtuar për imoralitet, jo vetëm politik.cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Tani publikisht kemi një grupim që ngroh shtratin e Lulit kur ky i fundit relaksohet, pasi ka kaluar ditë e netë të nxehta me Kryeministrin e gjithë-pushtetshëm.

E për të mos qenë shumë i lodhur, pasi nuk e përballon dot dhe i krijohen dobësi emocionale, ai  disa nga kurtizanet e tij  ka zgjedhur të jenë edhe meshkuj si femra, disa i ka zgjedhur femra me profil mashkullor.

LEXO EDHE:  Përjashtoi Berishën nga grupi i PD/ Basha bën lëvizjen e radhës

Askush prej tyre nuk bën asgjë tjetër thjesht mjafton të heshtë, të ngrohë shtratin dhe kursesi nuk do përjashtohen nga oborri i SHQUP-it, aty ku tashmë drejton i vetëm nën mjerim, i lodhur nga pabesitë, i mbuluar nga pasuritë, por më shpirtin bosh që as kurtizanet e tij sja plotësojnë dot.

Ky është Lulzim Basha, i mjeruar dhe vetmuar mes oborrit të tij plot me kurtizane.

Një Kurtizane ka qenë një femër që kishte lidhje romantike apo dhe vetem seksuale me njerëz të rangut të lartë, duke filluar që nga monarkët deri te fisnikët e tjerë.

Ne kohët paramoderne, si psh. gjatë kohës së absolutizmit apo dhe mesjetës feudale, por dhe më herët, e gjithë jeta politike dhe qeverisja bëhej brenda oborrit mbretëror dhe njerëzit që banonin e punonin në oborrin mbretëror kishin dhe rol shumë të rëndësishëm në jetën e përgjithshme të shtetit.

Duke qenë se kurtizanet kishin marrëdhenie intime me njerëzit më të fuqishëm të kohës edhe roli i tyre ishte shumë i madh. Veçanërisht te monarkët (Mbretër a Perandorë) roli i kurtizanëve ishte shumë me peshë, sepse ata në shumicën e rasteve martoheshin për interesa politike dhe për të ruajtur linjën e gjakut mbretëror.

Si rezultat jetonin të ndarë nga gratë e tyre të ligjshme dhe boshllëkun emocional dhe nevojën për afrimitet dhe kontakt trupor e plotësonin pikërisht me Kurtizanet, duke i bërë ato të ishin më afër mbretit se vetë gruaja e tij.

Shkëlqimi dhe rënia e kurtizanëve është publikuar në vitin 1838 – 47 në Francë dhe është në vijim të “Komedisë njerëzore”, ku personazh kryesor është Lysjen de Rumbepre. Jeta pariziene, martesa dhe paraja janë çështjet qëndrore të këtij romani./Elvi FUNDOCNA.al

Lulzim Basha and Grida Duma in defense of gangs?/ Why the prosecution remain silent?

“25 prilli nuk kishte lidhje me demokracinë’/ Zbardhet takimi i Bashës me ambasadorët e BE

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Ekonomi

Nga Klodian Tomorri/ Pohimi absurd i një Kryeministri

Publikuar

-

Nga

cna lajme ekonomi

“Rritja ekonomike nuk perkthehet ne rritje rrogash”- thote kryeministri duke ju pergjigjur pyetjeve te qytetareve.

E thote si justifikim, nderkohe qe vetem kaq duhet te ishte arsye shume e forte qe shqiptaret ta pushonin nga puna kryeministrin.

Nese nje kryeminister ne Europe do te guxonte ta thoshte kete publikisht, karriera e tij politike do te kishte marre fund menjehere.

Por pse rritja ekonomike nuk perkthehet ne rritje rrogash?

Eshte e thjeshte. Sepse qeveria ka hyre ne biznesin e shperndarjes se rritjes. Qeveria percaton fituesit dhe humbesit ne treg. Me pak fjale, qeveria ndan torten e mireqenies.

Kur qeveria jep nje koncesion ekskluziv, shperndan nje pjese te rritjes ekonomike ne menyre te pamerituar tek koncesionari.

Kur administrata ben nje tender korruptiv, con nje pjese te rritjes ne menyre te pamerituar tek fituesi i tenderit.



Kur shteti ben nje ligj qe favorizon nje individ ose nje grup te caktuar, e orienton rritjen ekonomike tek ata per te cilet ben ligjin.

Kur qeveria jep asete shume te vlefshme publike me 1 euro te nje oligark, e heq rritjen ekonomike nga qytetaret dhe ja con oligarkut.

LEXO EDHE:  Basha përfundon takimin e dytë me aleatët/Çfarë do ndodhë?!

LEXO EDHE:  Idiot!/Denar Biba i përgjigjet Bashës: Do jem ai që ...!

Kur ministria e mbrojtjes tjeterson pronat e ushtrise, kafshon rritjen ekonomike qe duhet te shkonte tek qytetaret. Nese edhe opozita e kyc gojen si ne rastin konkret, atehere sabotimi eshte bipartizan. Konsensual dhe me baze te gjere politike.

Kur entet rregullatore behen pale me kartelet, ne vend qe te mbrojne konkurrencen, atehere instalojne ekonomine e rentes, qe thith mireqenien e qytetareve per llogari te tregtareve te miellit, oligopoleve, monopoleve.

Pra me pak fjale, qeveria dhe shteti kane hyre ne biznesin e shperndarjes se rritjes ekonomike, per se mbrapshti. Qeverite normale rishperndajne nga lart poshte. Pra ja u marrin te pasurve dhe ja u cojne te varferve. Qeveria jone ben te kunderten.

Kjo eshte arsyeja se pse nuk rriten rrogat per qytetaret kur rritet ekonomia. Sepse qeveria nuk le tregun te beje punen e tij, por e shperndan vete se ku duhet te shkoje rritja./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

Kujtimi dhe vlerësimi për Mbretin Zog/ Detyrim dhe respekt ndaj historisë së shtetit shqiptar

Publikuar

-

Nga

Nga Ekrem Spahiu

Ahmet Zogu – Mbret i shqiptarëve, për nga statura e tij si personalitet politik, për nga kohëzgjatja e tij në krye të shtetit dhe sidomos për nga momenti krucial historik kur qeverisi Shqipërinë, përbën referencën e domosdoshme të historisë politike të shtetit shqiptar.

Ai u thirr nga koha për t’iu përkushtuar kombit shqiptar dhe Shqipërisë në momente vendimtare historike. Ndërgjegjja e tij kombëtare, e trashëguar nga fisi i tij, e kultivuar nga prindët e tij dhe nga shkollimet që kreu, e bëri atë një luftëtar të madh për çështjen kombëtare.

Ahmet Zogu, përveçse ishte një ndër protagonistët kryesorë për thirrjen dhe organizimin e Kongesit të Lushnjës, pati edhe besimin për sigurimin e tij. Në vlerësim të angazhimit sipëror të tij në këtë ngjarje historike, në qeverinë e dalë nga ai Kongres, Ahmet Zogu u emërua Ministër i Brendshëm. Disa kohë më pas, duke qenë i zgjedhur edhe në funksionin e lartë të Kryeministrit, ai u përball me atentat kundër tij brenda Kuvendit Kushtetues. Por, për të mos lejuar ndërlikimin e mëtejshëm politik të situatës dhe, për rrjedhim, destabilizimin dhe sigurinë e vendit, ai dha shembullin e shtetarit të përgjegjshëm, i cili, duke vlerësuar në radhë të parë fatet e vendit, dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit.

Duke patur referencë kërkesat për një shtet demokratik në të cilin vullneti i popullit i përcaktuar me zgjedhje, nuk mund të tjetërsohet në asnjë formë tjetër sikurse ishte rasti i “revolucionit” të qershorit të vitit 1924, Ahmet Zogu, me vendim të qeverisë “Vrioni”, por edhe me përkrahjen e Fuqive të Mëdha, në 24 dhjetor 1924, i riktheu legjitimitetin shtetit. Në vlerësim të këtij kontributi kushtetues, më 6 janar 1925, Këshilli i Naltë e dekreton Ahmet Zogun Kryeministër dhe Ministër të Brendshëm.

Në këto funksione të larta, Ahmet Zogu dha mesazhin e vlerësuar si nga brënda, edhe nga jashtë vendit se legjitimiteti është referenca e vetme dhe e pazëvendësueshme për një shtet sikurse e kërkonte koha. Kjo i dha mundësinë e rivendosjes së menjëhershme të stabilitetit në vend, duke mundësuar po ashtu, nënshkrimin e marrëveshjeve të rëndësishme ekonomike, politike e ushtarake, çka forcoi ndjeshëm pozitat e Shqipërisë.

Shpallja e Shqipërisë “Mbretëri” dhe e Ahmet Zogut “Mbret i Shqiptarëve” përbënte një domosdoshmëri tjetër historike, si e vetmja alternativë për të mënjanuar rreziqet dhe kërcënimet e gjithfarëllojshme, nga brenda e nga jashtë vendit, që iu sulën Shqipërisë midis dy luftërave botërore.



Në këtë mision të lartë, Mbreti Zog I, kreu reformimin e plotë të kuadrit ligjor, të institucioneve dhe gjithë jetës së vendit, konsolidoi rendin dhe sigurinë, krijoi administratën e munguar të shtetit, shenjtëroi pronën private, etj. Me politikat e ndjekura, u garantua lëvizja e lirë me një pasaportë të denjë për të paraqitur identitetin shqiptar në çdo vend të botës, u masivizua arsimi kombëtar, etj. Ishte pikërisht Mbretëria shqiptare që krijoi kuadrin e nevojshëm shtetëror për t’i dhënë individualitet dhe dinjitet institucional besimeve fetare, njësosj siç i gëzonin në vende të tjera.

LEXO EDHE:  Basha përfundon takimin e dytë me aleatët/Çfarë do ndodhë?!

LEXO EDHE:  Përjashtoi Berishën nga grupi i PD/ Basha bën lëvizjen e radhës

Vendet perëndimore, midis tyre SHBA, jo vetëm që e njohën menjëherë Mbretërinë Shqiptare, por edhe zhvilluan marrëdhënie gjithnjë në rritje, çka pothuajse i kishin munguar Shqipërisë deri në atë kohë, e madje i mungoi edhe gjysmë shekulli më pas.

Mbreti Zog angazhoi të gjitha potencialet për sensibilizimin e popullit shqiptar, me qëllim që të krijohej një sfond gjithëpërfshirës kombëtar qëndrese ndaj pushtimit fashist italian dhe, ndërkohë, mobilizoi forcat ushtarake dhe ato të xhandarmërisë, me të cilat u organizua qëndresa ushtarake me armë. Ai nuk i la hapësirë tjetër Italisë fashiste, nuk iu dorëzua ultimatumeve të saj, prandaj ajo e planifikoi dhe e zbatoi pushtimin e Shqipërisë vetëm me operacion ushtarak. Në kushtet e pamundësisë për të ndalur ekspansionin fashist i cili nuk lakmonte vetëm Shqipërinë, Mbreti Zog, pasi mbajti gjallë qëndresën për aq kohë sa ishte e mundur, me vendim të Parlamentit u largua nga vendi, duke besuar në të drejtën juridike ndërkombëtare sipas së cilës, kur pushtuesi pritet me qëndresë të organizuar ushtarake dhe qeveria legjitime nuk dorëzohet, ajo qeveri vijon të ruajë të drejtat legjitime.

Gjatë shpërnguljes së detyruar nga atdheu, Mbreti Zog u mirëprit në disa vende, por qëndrimin më të gjatë, që prej vitit 1941 e pati në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe, e cila ishte ndër tre Aleatët e Mëdhenj të luftës kundër nazi-fashizmit. Aty qëndroi deri në përfundim të luftës.

Mbreti Zog ndërroi jetë jashtë Atdheut, të cilit ai i kushtoi jetën. Me rënien e regjimit komunist, i cili synoi të fshijë personalitetin, kontributet dhe trashëgimisë së tij historike e kombëtare, ai është memorializuar e përjetësuar në të gjithë Shqipërinë.

Për të gjitha këto arsye, Mbreti Zog I ka qenë dhe do të vijojë të zejë një vend qendror në historinë e Shqipërisë. Ai ndërtoi një shtet modern shqiptar, me orientim të qartë perëndimor. Ai e lidhi të gjithë jetën e tij me fatet e kombit, të Shqipërisë dhe të shqiptarëve, prandaj përkujtimi i ditëlindjes së tij dhe vlerësimi i personalitetit dhe kontributeve të tij si shtetar i madh, është detyrim dhe respekt për historinë tonë kombëtare dhe shtetërore.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Republika anti-demokratike e 17 majit

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktuale

Nga Erion Piciri 

Në pranverën e 2017-ës opozita shqiptare nisi një protestë kundër kanabizimit, minimit të demokracisë dhe shtetit ligjor nga qeveria Rama 1. Ajo u paketua si përpjekje për lindjen e një Republike të Re, ku demokracia, drejtësia dhe mundësitë e zhvillimit për çdo qytetar do ishin themelet ku do modernizohej shteti shqiptar.

U thërritën t’i jepnin frymë këtij aksioni politik dhjetra intelektualë dhe pedagogë, u bënë pjesë e luftës për ndryshim mijëra qytetarë, u kërkuan për ndërmjetësim politikanë e diplomatë të lartë nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian, për arritjen e një klime, që do t’i çonte palët në zgjedhje dhe shoqërinë drejt një ndryshimi të pritur prej vitesh. Asgjë nuk ia arriti qëllimit.

                                        Erion Piciri

Dukej se dallimi midis opozitës dhe pozitës ishte aq i madh sa duhej të shembej sistemi i vjetër për t’u ngritur një sistem i ri, bazuar në vlera dhe ndershmëri. Kur shpresat ishin të pakta dhe opozita do bojkotonte zgjedhjet parlamentare ndodhi befasia.

Në orët e vona të 17 majit 2017, në skutat e godinës ku dikur dhunonte republikën Enver Hoxha, pasi i larguan të gjithë përfaqësuesit e spektrit politik të kohës, lindi republika e 2 individëve, që në dukje ishin në konflikt të hapur, por në thelb u bënë partnerë në seritë e reja të projektit “Shqipëria e Re”.

Ndër vite u kuptua se atë natë, pa transparencë, larg syve të medias dhe opinionit publik, u vijëzua Shqipëria politike e dekadave që do vinin, derisa këta 2 individë do kishin jetë fizike. Një marrëveshje e ngjashme si Putini me Medvedevin, tandemi i një Cari dhe një oportunisti politik, që priste t’i jepnin hisen e tij të pushtetit.

Ajo që u nis si lëvizje përfundoi në pazar dhe në vend të një pranvere politike hymë në një dimër antidemokratik. Për këtë duhet t’i njohim meritat Carit të qeverisë.

Në politikë fiton më shumë ai që ia njeh mirë karakterin tjetrit, ia di forcën dhe dobësitë, vlerat dhe ambiciet. Në këtë pikë kreu i qeverisë doli i fituar. Ai e kuptoi të ngjashmin e tij dhe e dinte se përballë nuk kishtë një politikan idealist, parimor dhe demokrat, por një njeri që spekullon moralin publik për interesa personale. Si në shumë raste të tjera, ide të mira në dorë të njerëzve të gabuar të çojnë drejt dështimesh të përsëritura.



Republika e Re, një koncept idealist, i kopjuar si slogan, por jo si përmbajtje modernizuese, u adoptua nga kreu i opozitës dhe i qeverisë dhe u deformua si karakter për të prodhuar një regjim hibrid në të dyja anët e spektrit politik.

Këtu nisi zhdukja e pluralizmit dhe pastrimi i territorit politik sipas anëve që u përkisnin. Këtu ra koncepti i partisë politike si institucion demokratik, me vendimmarrje kolektive për çështje të rëndësishme, duke u kthyer në mjet të dominimit të një njeriu.

LEXO EDHE:  Protesta e FRPD dhe LRI/ Tabaku: Të rinjtë janë kthyer në skllevër të drogës

LEXO EDHE:  Lubonja: Basha po tenton të imitojë Berishën për të vendosur stabilitet, por...

Me këtë sistem të kapur nga 2 individë është në rrezik inkurajimi i lidershipit të ri brenda partive historike, në të gjitha nivelet e aktivizimit dhe përfaqësimit. Njerëz me potencial do fshihen që në start, ata që duhen për fasadë përdoren përkohësisht dhe pastrohen me një algoritëm në stade të mëvonshme apo i detyrojnë të heshtin, tjetërsohen dhe diskreditohen për të vijuar të mbeten në skenë.

Kjo dëmton interesat e vendit për të pasur një klasë politike personalitetesh, jo të frikësuarish dhe marionetash. Shqipëria ka nevojë të mbledhi të ndryshmit, në përvoja, mendësi, formim, sjellje dhe interesa, të prodhojë shkëndija që japin energji, mos vendosi dikush korniza dhe t’i mbajë strukur nga frika dhe interesi, por t’u krijojë kushte për rritje dhe liri, që ta çojnë vendin lehtësisht drejt destinacioneve inovative që prodhojnë zhvillim. Fjala e Lincoln-it, “nuk mund të ndërtosh karakterin dhe shpirtin kurajoz të njerëzve duke u marrë iniciativën dhe pavarësinë”.

Aty ku përjashtohen njerëzit pa debat dhe votim, kur daljet mediatike centralizohen tek një njeri, kur listat e përfaqësimit dhe promovimit janë ekskluzivitet i 2 individëve me lidhje të shkurtra me njëri-tjetrin, ka mbaruar demokracia dhe pluralizmi politik. Në këtë lloj republike të drejtat e çdo njeriu janë në rrezik, mbrojtja mungon se aty ku duken dy palë në fakt është një, e ndarë në dy llogore fiktive.

Në këtë situatë, zhbërja e Republikës së Re të 17 Majit, përmes çlirimit të njërës, në mos të dy partive historike është detyrë sa qytetare dhe politike, sa europianizuese dhe patriotike. Perëndimi u ngrit mbi diversitetin politik, mbi liritë dhe individualitetet, mbi shumësinë e pushteteve dhe jo mbi centralizimin dhe aleancat e fshehta midis pak njerëzve. Diversiteti politik, lidershipi i përhapur deri në çdo qelizë të formacioneve politike nxit pjesëmarrjen, forcon mobilizimin shoqëror duke i dhënë legjitimitet pushtetit të ushtruar nga partitë dhe qeverisja e një vendi.

Për këtë epokë të re lirie, shpërqëndrimi të pushtetit, të krijimit të elitave dhe hierarkive permisive ku njerëzit ulen dhe ngjiten përmes garave të ndershme kemi nevojë më shumë se kurrë. Kushdo që investon tek ky gjakim, duhet përkrahur dhe vlerësuar për kurajon e të qënit një ushtar i modernizimit kombëtar./CNA.al

LEXO TE PLOTE