web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Transportonin pllaka dekorative në mënyrë të paligjshme nga Mali i Tomorrit/ Procedohen penalisht 2 persona në Berat

8 Shtator 2021, 14:20, Politikë CNA

Dy persona janë proceduar penalisht në qytetin e Beratit, pasi transportonin në mënyrë të paligjshme pllaka dekorative nga Mali i Tomorrit.

Mësohet se dy shtetasit me iniciale C.Q., 44 vjeç dhe A.Q., 49 vjeç, po qarkullonin me një kamion me pllaka guri dekorative pa dokumentacionin përkatës, të cilët dyshohet të jenë nxjerrë në Malin e Tomorit.

“Në vijim të kontrollit të ushtruar për mbrojtjen e territorit, evidentimit dhe parandalimit të krimeve mjedisore, shërbimet e Policisë kanë proceduar penalisht shtetasit C.Q., 44 vjeç, banues në Poliçan, (administrator subjekti) dhe A.Q., 49 vjeç, banues në Poliçan”, njofton policia.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme./ CNA.al





Lajmet e fundit nga