web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“U përpoqën të më shantazhonin”/ Psikologia tregon përballjen në seancën gjyqësore me përfaqësues të LGBT

7 Shtator 2021, 15:26, Sociale CNA

Psikologia Marsela Lekli ka zbuluar se çfarë ka ndodhur në seancën gjyqësore, përsa i përket akuzave nga përfaqësuesja e LGBT, Xheni Karaj për diskriminim.

Ajo u shpreh se është e vendosur t?i shkojë deri në fund kauzës së saj dhe të mbrojë familjen tradicionale.

E ftuar në studion e Syri Tv, Lekli tha se gjatë seancës ishte përballur në një mënyrë me një formë shantazhi, ku i ishin drejtuar me fjalët: ?Ne të kemi monitoruar po të monitorojmë dhe do të monitorojmë.?

Gjithashtu Lekli tha se nuk ia ka frikën aspak përfaqësueses së LGBT, Xheni Karaj dhe se do t?i shkojë deri në fund kësaj çështje.

?Ne të kemi monitoruar po të monitorojmë dhe do të monitorojmë. Unë mbroj familjen tradicionale, që përbëhet nga një nënë dhe baba.

E them se nuk kam frikë Xheni Karajn.Do ta mbroj kauzën deri në fund.

Modeli me dy prindër homoseksualë mund të sjellë një fëmijë homoseksualë?, tha ajo./ CNA.al





Lajmet e fundit nga