web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mesdita sjell rrebeshe shiu/ Njihuni me parashikimin e motit për këtë dielë

5 Shtator 2021, 06:12, Sociale CNA

Orët e para të ditës do të jetë me vranësira të shumta. Ndërsa,  mesdita dhe pasditja sjellin zhvillim të vranësirave duke sjellë rrebeshe shiu, ku më të dukshme shirat do të jenë në zonat Jugore të Shqipërisë.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 31°C.

Era do të fryejë mesatare dhe e fortë me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi Verior ? Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim mbi 4 ballë./CNA.al





Lajmet e fundit nga