Rikthehen vranësirat/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme
Territori shqiptar në pjesën e parë të ditës do të jetë me k...
Popullsia në moshë shkollore po tkurret me shpejtësi viti pas viti, ku përveç sinjaleve për plakjen e popullsisë së vendit, rënia e numrit të nxënësve kërkon ridimensionim të sektorit të arsimit.
Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT, në vitin 2021 popullsia në grup-moshën e arsimit 9-vjeçar (5-14 vjeç) ka pësuar rënie me mbi 2,1 për qind në krahasim me vitin 2020. INSTAT raportoi se gjatë në janar 2021 ishin 323,820 fëmijë të moshës 5-14 vjeç, 7,123 më pak se në vitin 2020.
Në 20 vitet e fundit nga viti 2000-2021 popullata e fëmijëve që i përket ciklit 9-vjecar ka pësuar rënie me 48 për qind.
Rënia e popullatës së re ne moshë lajmëron një sërë sfidash për zhvillimin e qëndrueshëm në të ardhmen. Por në afat të shkurtër sektori i arsimit lirohet nga ngarkesa me nxënës dhe për rrjedhojë ky proces duhet të rrisë cilësinë e mësimdhënies.
Në vitin shkollor 2020-21, numri i mësuesve në arsimin 9 vjeçar është 24.443, ndër të cilët 75,8 % janë gra. Raporti nxënës për një mësues në arsimin fillor publik është 16,6.
Rënia e numrit të nxënësve ka ardhur në proporcion të drejtë me tkurrjen e peshës së grup-moshave të reja. Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 1989, popullsia në moshën 0-14 vjeç ishte rreth 1 milion persona, ndërsa në vitin 2021, ka zbritur në vetëm rreth 467,366 mijë persona, pothuajse përgjysmim. Pesha e popullsisë 0-14 vjeç ka zbritur në rreth 16% të totalit, nga 32% që ishte në vitin 1989.
Vendi ka përjetuar pas viteve ?90 rënien e lindshmërisë dhe emigracionin masiv, ku janë larguar kryesisht moshat e reja, është rritur pesha e të moshuarve. Popullsia mbi 65 vjeç zuri këtë vit 15.2% të totalit, nga vetëm 7.4% në vitin 2001, po sipas INSTAT.
Norma e lindshmërisë ka rënë në 1.3 fëmijë për grua në fund të 2020 nga më shumë se 5.6 fëmijë në fillim të viteve 1990. Kjo normë është nga më të ulëtat në Europë dhe do të thotë se nënat nuk zëvendësojnë as vetveten. Ky është një sinjal alarmues për rënie të pashmangshme të popullsisë së Shqipërisë në vitet në vijim.
Ndryshimi i strukturës së popullsisë pritet të ketë efekte të rënda në një të ardhme të shpejtë, si në strukturën e forcës së punës, kërkesë-ofertën për punë (me ndikim në profilet e universiteteve) ashtu dhe në skemën e pensioneve dhe kostos për kujdesin e të moshuarve. Rigjallërimi i ciklit të emigracionit është një tjetër faktor i rëndësishëm. Që nga viti 2013, rreth 360 mijë shqiptare janë dhe kryesisht kanë bërë kërkesë për azil në Bashkimi Europian.
Sektori i arsimit është reduktuar më shumë se 35% që nga viti 1990 si në numrin e nxënësve, mësuesve edhe shkollave. Gjatë periudhës 1991-2018, numri i nxënësve që ndjekin arsimin para universitar u tkurr me 35%, numri i mësuesve ra me 22%, rreth 35% e shkollave u mbyllën, teksa klasat u reduktuan me 70%./ Monitor
Territori shqiptar në pjesën e parë të ditës do të jetë me k...
Orët e para të ditës do të jenë me kthjellime dhe vranësira ...
Gjatë 10 viteve të fundit, kërkesat për azil të fëmijëve nga...
Moti i qëndrueshëm vijon të sjellë dominim të kthjellimeve n...
Shkencat mjekësore dhe teknologjitë e informacionit janë pro...
Pas një vere të nxehtë po mbërrijmë kështu drejt vjeshtës me...
Moti për ditën e sotme, pritet të jetë me vranësira dhe inte...
Masat ajrore të paqendrueshme do të vijojnë të jenë prezente...
Nga totali i popullsisë në moshë pune (15-64 vjeç), vetëm 59...
Kjo javë ka nisur me mot të kthjellët, situatë e cila do të ...
Agjencia e Kontrolli dhe Ushqimit ka sekuestruar një sasi të...
Zonat bregdetare dhe të ulta paraqiten me mot të kthjellët d...
Voskopoja është kthyer në magnetin që tërheq turistët përgja...
Vendi ynë do të karakterizohet nga mot me alternime kthjelli...
Të shtunën e 21 gushtit moti na paraqitet me kthjellime në ...
Orët e para të ditës paraqiten me kthjellime dhe vranësira k...
Orët e para të ditës paraqiten me kthjellime dhe vranësira k...
Moti në Shqipëri do të karakterizohet nga kthjellime dhe tem...
Kthjellime dhe temperatura të larta vijojnë të dominojnë n...
Mbi vendin tonë vijon ndikimi i masave ajrore të qëndrueshm...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...