web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Çfarë turpi, çfarë hipokrizie”/ Artan Fuga “dush të ftohtë”, politikanëve

5 Shtator 2021, 10:26, Aktualitet CNA

Profesor Artan Fuga, ka reaguar ashpër ndaj politikës, e cila përdor figurën e Nënë Terezës për interesa të saj.

Në një kohë që në Shqipëri, sipas tij janë zhdukur bustet e Nënë Terezës, nga ana tjetër dalin politikanë hipokritë që flasin për të.

?Shprehja e poshtër: “Pse o Nënë Tereza jam unë!”

Si i zhdukëm monumentet dhe bustet e Nënë Terezës nga faqja e dheut!

E çfronësuam!

Kujt i bënte hije Tereza?

Dhe tani e përkujtojmë!

Cfarë hipokrizie!

Pushtetet në Shqipëri Nënë Terezën nuk e kanë dashur!

E përdorin thjeshtë si karem për të përvetësuar një trashëgimi që nuk është fare e tyre!

Kush ndihmon të varfërit, të sëmurët, hallexhinjtë sot. Madje e kanë edhe si sharje : Ik ore, pse nënë Tereza jam unë.

Çfarë turpi?, shkruan professor Fuga në rrjete sociale./CNA.al





Lajmet e fundit nga