web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mjekët në Kosovë nuk pranojnë shtesën prej 60 euro: S’kemi nevojë për lëmoshë

26 Gusht 2021, 18:02, Kosova & Bota CNA

Vendimi i qeverisë për të dhënë 60 euro shtesë për tre muaj për personelin shëndetësor nuk është pritur mirë në Kosovë.

Klinika Infektive me anë të një deklarate për mediat thotë se ky vendim është denigrues dhe fyen bluzat e bardha.

Ata shprehen se nuk do të pranojnë këtë shumë parash pasi nuk kanë nevojë për lëmoshë, por për trajtim serioz.

Mjekët thonë se pavarësisht se nuk po trajtohen mirë nga qeveria ata do të vijojnë t?i shërbejnë pacientëve në nevojë.

?Do të vazhdojmë të luftojmë kundër COVID-19, me të gjitha forcat tona, sepse pacienti ka qenë dhe vazhdon të mbetet i shenjtë?, thuhet në komunikatë.

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovës kanë rezultuar pozitivë me virus 2295 qytetarë, ndërsa 18 të tjerë humbën jetën./euronews





Lajmet e fundit nga