Autori i maskuar me maskë dhe paruke/ Zbulohen detaje nga atentati në Elbasan
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Polonia dhe Belgjika i dhanë fund operacioneve të tyre të evakuimit nga Afganistani, ndërsa vende të tjera evropiane u zotuan të mërkurën të vazhdojnë të qëndrojnë sa më gjatë të jetë e mundur, ndërsa ngushtohen afatet drejt tërheqjes së plotë të trupave amerikane.
Presidenti Joe Biden ka thënë se do t’i përmbahet afatit të shpallur 31 gushtit për tërheqjen e plotë të trupave, gjë për të cilën grupi taleban ka këmbëngulur të respektohet, duke forcuar presionin mbi operacionet e rrezikshme për evakuimin e njerëzve nga Kabuli.
Megjithëse aleatët evropianë patën ushtruan presion për më shumë kohë, në praktikë ata mund të detyrohen t?i përfundojnë operacionet e tyre të evakuimit përpara largimit të trupave të fundit amerikane. Disa vende nuk kanë thënë ende se kur planifikojnë ta bëjnë një gjë të tillë.
Talebanët e rimorën kontrollin e Afganistanit gati 20 vite pasi u dëbuan nga pushteti, nga një koalicion i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara që nisi luftën në këtë vend pas sulmeve të 11 shtatorit, të orkestruara nga Al-Kaida, që strehohej nga talebanët. Rikthimi i tyre në pushtet ka nxitur shumë afganë të largohen nga frika e hakmarrjes ose rikthimit tek format e sundimin brutal sikurse herën e fundit që qeverisën vendin.
Mendohet se me mijëra njerëz ende po përpiqen të largohen dhe nuk është e qartë nëse të gjithë do të jenë në gjendje të largohen para fundit të muajit. Por çdo vendim i Presidentit Biden për të qëndruar më gjatë mund të rifillonte luftimet mes talebanëve dhe trupave perëndimore.
“Për shkak të tensionit ekstrem në terren dhe largimit të planifikuar të forcave amerikane, këto evakuime janë një garë e vërtetë me kohën“, tha të mërkurën zëdhënësi i qeverisë franceze Gabriel Attal. Ai tha se procesi i evakuimit që po kryen vendi i tij ka të ngjarë të përfundojë “disa orë, ndoshta disa ditë përpara”, largimit të trupave amerikane.
Talebanët kanë njoftuar se do të lejojnë rifillimin e trafikut normal ajror pas 31 gushtit kur të marrin kontrollin e aeroportit, por është e paqartë nëse kompanitë ajrore do të ishin të gatshme të uleshin në një aeroport të kontrolluar nga grupi militant.
Me afrimin e afatit të largimin të trupave amerikane, Marcin Przydacz, zëvendësministër i Jashtëm polak, tha të mërkurën se Polonia kishte evakuuar grupin e saj të fundit pas konsultimesh me zyrtarët amerikanë dhe britanikë.
Por zoti Przydacz tha se një numër trupash do të qëndrojnë për një kohë të shkurtër për të përfunduar operacionet. Polonia ka përdorur mbi 12 avionë për të sjellë me qindra të evakuuar në Varshavë. Disa prej tyre u dërguan më vonë në vende të tjera.
Disa orë më vonë, kryeministri belg Alexander De Croo tha se vendi i tij i përfundoi operacionet e evakuimit të njerëzve nga kryeqyteti afgan drejt Pakistanit. Qeveria mori vendimin “duke pasur parasysh situatën në Afganistan dhe në marrëveshje me partnerët e saj evropianë”, shkruante ai në një postim në Twitter.
Javën e kaluar Republika Çeke e shpalli të përfunduar misionin e saj të evakuimit ndërsa Hungaria tha se planifikonte ta përfundonte atë së shpejti./VOA
Qeveria e Shteteve të Bashkuara u zotua se do të vazhdojë pë...
A u transmetua Covid-19 nga kafshët apo erdhi nga laboratori...
Mijëra njerëz që kërkojnë të largohen nga Afganistani, pas m...
Presidenti amerikan, Joe Biden, tha të martën (25 gusht) se ...
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë konfirmuar 2,541 ras...
Policia greke ka vënë në pranga një 62-vjeçar, I cili akuzoh...
“Sa më shpejt që ta përmbyllim aq më mirë.” Me këtë fjali, p...
Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit amerikan, e kontrolluar ng...
Presidenti amerikan Joe Biden deklaroi të martën se i përmba...
Një numër historik grash po udhëheqin aktualisht shtetet ame...
Ditën e sotme në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar shifra...
Të gjithë mësuesit e shkollave publike në Nju Jork City, si ...
Zëdhënësi i talebanëve, Zabihullah Mujahid, ka deklaruar se ...
Ministria e Shëndetësisë ka informuar mbi situatën pandemike...
Në Kosovë vetëm brenda një jave u regjistruan 42 të vdekur d...
Qeveria greke ka marrë masa të tjera përsa i përket situatës...
Në Gjermani kush është vaksinuar dy herë, mund të paraqesë n...
Policia e Kosovës ka vënë në pranga Dardan Krivaqën, i dyshu...
Në takimin virtual të G7-s, kryesuesja e radhës, Britania e ...
Policia e Kosovës po vazhdon kërkimin e Dardan Krivaqës, i d...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...