web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Situata pandemike në vend/ Epidemiologu Muka: Shqipëria nuk do të jetë si në vjeshtë-dimrin e kaluar

19 Gusht 2021, 11:12, Lifestyle CNA

Epidemiologu i njohur, Taulant Muka shprehet se Shqipëria nuk do të kalojë të njëjtën problematikë që kaloi në periudhën Vjeshtë-Dimër të vitit të kaluar.

I ftuar në studion e A2 CNN, Muka e bazon këtë siguri tek imuniteti natyral dhe vaksinimi pasi sipas epidemiologut imuniteti natyral të mbron.

?Unë ndjehem i sigurt që Shqipëria nuk do të kalojë të njëjtën problematikë që kaloi në vjeshtë-dimrin e kaluar, por kjo nuk do të thotë që nuk duhen të marrë masa. Ishte surprizuese deklarata e OBSH se vaksina e ka më shumë efikasitet se virusi. Shqipëria ka përqindje të lartë të imunizuar që nuk e dimë sa zgjat ky imunitet.

Besoj që Shqipëria dhe Kosova pritet të kenë një mur mbrojtës. Antitrupat janë vetëm një pjesë e imunitetit që gëzon një individ. Është e rëndësishme të përmirësojmë trajtimin se variantet ndryshojnë.

Ka shumë studime që tregojnë që rinfektimi si rrezik është shumë i ulët për periudha edhe më shumë se 1 vit, imuniteti natyral të mbron pikëpyetja është sa do të zgjasë, 1 vit e gjysmë dy apo 3 vjet? Memoria imunitare mund të zgjasë më shumë se 2-3 vjet se të mbron nga rrezikshmëria. Faktori i dytë më i madh i rrezikut ishte sindroma e frikës?, ka thënë ai.

Gjithashtu epidemiologu ka folur për rritjen e rasteve në Kosovë dhe Shqipëri duke u shprehur se është i paqartë se nga vjen ky shtim rastesh. Muka thotë se duhet të merret në konsideratë numri I të shtruarrëve në spital.

?Ka rritje në pjesën më të madhe të Europës. Shqipëria dhe Kosova kanë fluks emigrantësh që po vijnë pas asnjë masë dhe kjo ka ndikuar në situatën epidemiologjike, periudha e dasmave dhe kultura jonë e dasmave është e ndryshme në krahasim me vendet e tjera. Jam i surprizuar nga numri i rasteve dhe e kam të paqartë si procedohet me testimet, ka rritje të testimeve. Nuk e dimë nga vijnë këto raste. Janë persona që vijnë apo nga ata që testohen që ikin, parametrat janë shtrimet spitalore, ne kemi 54 shtrime?, shprehet Muka./ CNA.al





Lajmet e fundit nga