LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Adrola Dushi e thotë troç/ “Ka vetëm një “Kapo” në jetën time”

17 Gusht 2021, 08:26, Lifestyle CNA
Adrola Dushi e thotë troç/ “Ka vetëm një

Modelja Adrola Dushi dhe reperi Capital T janë përfolur shpesh për një lidhje dashurie. Megjithëse dyshja nuk kanë konfirmuar asgjë në lidhje me thashethemet, ndjekësit shpesh kanë kapur detaje që tregojnë se Adrola dhe Capital mund të jenë bashkë.

Së fundi në një intervistë për Revistën Class, e pyetur se a ka ndonjë kapo që i ka marrë mendjen dhe i ka prishur planet, Adrola është shprehur se i vetmei kapo në jetën e saj është i biri.

?Troi është ?Kapo? i vetëm i jetës sime, pasi është i vetmi njeri që më çon në qiell dhe më zbret në tokë brenda një sekonde. Ai është i vetmi që i komandon dhe i prish planet e mia. E kam thënë edhe herë të tjera që pa të, jeta ime nuk do kishte kuptim. Është ?problemi? më i bukur i jetës sime, por me asgjë tjetër në botë nuk do ta ndryshoja. i them shpesh: ?Po të mos ishe ti, nuk do isha as unë? dhe ai më përgjigjet: ?E di, o maa?. Unë e di që ai nuk e kupton dot çfarë do të thotë kjo tani, por duke e dëgjuar shpesh, do ta mbajë mend dhe, me siguri, do ta vlerësojë kur të jetë më i rritur?, është shprehur Adrola duke konfuzuar që të gjithë fansat me këtë deklaratë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga